
Kryeministri Edi Rama, duket se ka zgjedhur që të mos japë asnjë shpjegim për lidhjet e mundshem të vëllait të tij, Olsi Rama me çështjen "Xibraka"!
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, PD-ja kërkoi kërkuar mocion me debat për çështjen e trafikut të drogës. Ishte pikërisht, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ai i cili kërkoi mocion për çështjen Xibraka.
Por një propozim i tillë është hedhur poshtë nga mazhoranca. Ishte Bledi Çuçi ai që deklaroi se kjo është çështje e ezauruar dhe se nuk kishte vend për mocion me debat.
Pjesë nga debati në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve:
Bardhi: Ju mund të jeni dakord që të mos ekzistoje opozita, por s’e keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çështje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori i Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar, e cila është sirtar dhe nuk nuk është trajtuar.
Raporet ndërkombëtare flasin për një problem të shtuar të trafikut të drogës. Prandaj do duhet të ketë mocion për këtë çështje. Por ju s’keni interes kur folët për grabitje prone, s’keni interes kur folët për ekonominë, s’keni interes kur folët për krimin.
Po në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat, sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.
Bledi Çuçi: S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocion s’duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s’ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje që janë gjykuar nga drejtësia madje edhe me vendime të formës se prerë, që janë ezauruar edhe në debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund të ulemi sot të flasim për datën e një mocioni.
Lini një Përgjigje