
Mazhoranca duket se ka vendosur që tu hedhë hi syve shqiptarëve. Pasi shkelmoi me dy këmbë vendimin e Kushtetueses për Olta Xhaçkën, PS pretendon se nuk e ka shkelur, por e ka zbatuar.
Gazetarët pyetën sot Bledar Çuçin, i cili mendon se qytetarët janë budallenj.
“Nuk është e vërtetë që ne nuk respektojmë vendimin e gjykatës kushtetuese. Vendim i i Gjykatës Kushtetuese thotë se shfuqizohen vendimet e kuvendit.
Nuk shtrohet çështja nëse është zbatuar ose jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është zbatuar.
Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i gjykatës, aty shprehte qartë se çfarë përmban.
Nuk përmban ndonjë detyrim. Sot kemi një vendim tjetër që propozoi këshilli për mandate dhe rregulloren kuvendit, që siç e dini votoi”, tha Çuçi.
Lini një Përgjigje