Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale, duhet të deklarojnë mos-kompetencën për këtë dosje dhe duhet ta kalojnë te SPAK e GJKKO, pasi vjedhja e të dhënave të sistemit “TIMS”, është krim i organizuar shtetëror nga ish-Ministri i Brendshme dhe drejtori aktual i Policisë...
Është vërtetuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, se banda qeveritare-policore “Ervin Muça”, është futur në sistemin “TIMS” dhe ka marrë të dhënat sekrete të Policisë, që janë të lidhura me të dhënat e SHISH, INTERPOL, NATO, FBI, DEA Europol.
Ervin Muça, Drejtori i Përgjithshëm i IT në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, duhej të ishte në burg, por është lënë në “Arrest shtëpie”; madje para gjykatës, deklaroi se ka kryer detyrën e ngarkuar, që në rastin konkret ishte vjedhja e të dhënave.
Raporti i Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore dhe hetimet e Prokurorisë së Tiranës, kanë konstatuar se Ervin Muça, Drejtor i IT e Sistemit “TIMS” është emëruar e graduar në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit dhe ligjit për Certifikimin e Sigurinë Kombëtare.
Emërimi dhe gradimi i tij, është bërë me urdhër të posaçëm nga ish-Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi dhe nga Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku; ndërsa me kompetencën që i dhanë drejtorit Ervin Muça, ky emëroi persona të tjerë në shkelje të ligjit për policinë e sigurinë.
Detyra e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë, nuk duhet të mjaftohen vetëm me hetimin e ish-drejtorit Ervin Muça dhe anëtarëve të bandës së tij, që u emëruan dhe u lejuan të vidhnin, të dhënat sekrete policore, por diej të hetonin Çuçin e Rrumbullakun që i emëruan
Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale, duhet të deklarojnë mos-kompetencën për këtë dosje e ta kalojnë te SPAK; mbasi vjedhja e të dhënave të “TIMS”, është krim i organizuar shtetëror nga ish-ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit.
Konkretisht, Ervin Muça është emëruar me Urdhër Nr. 1178/5, datë 27.06.2023 të Drejtorit Muhamet Rrumbullaku, bazuar në Urdhrin Nr. 84, datë 16.06.2023 të ish-Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi, duke deklaruar si fitues të tij me mashtrimin sikur ishe bërë konkurrim, shpallur, emëruar e graduar me Vendim Nr. 1178/3 datë 22.06.2023.
Në shkelje të hapur të ligjit, ish-ministri Bledar Çuçi, i ka dhënë drejtorit Ervin Muça, gradën “Drejtues i Lartë”, pa kryer trajnimin policor dhe pa pasur certifikatë sigurie dhe pa verifikuar figurën penale, kur edhe nëse do ishte i pastër, duhej t’i jepej grada “N/komisar”.
Me urdhrat e Bledar Çuçit e Muhamet Rrumbullakut, Drejtori i Përgjithshëm i IT, Ervin Muça, kishte marrë kompetencën të emëronte stafin e sistemit “TIMS”; kompetencë me të cilën, ai emëroi ortakët dhe miqtë e tij, duke i futur te qendra e të dhënave sekrete të policisë.
Të parin, me propozim të Ervin Muçajt, drejtori Muhamet Rrumbullaku me Urdhër nr. 3133/1 date 18.07.2023 dhe miratim të ish-ministrit Bledar Çuci, emëroi Besjon Tonuzin në detyrën Drejtor i Sistemeve të Departamentit të IT në Policinë e Shtetit.
Por asnjë prej tyre e madje as Ervina Gjana, nuk kanë kryer kursin 4 mujor policor, nuk janë kërkuar certifikata sigurie dhe nuk u është verifikuar profili penal, por janë emëruar e u është dhënë administrimi të krejt sistemit “IT” e sistemit “TIMS”, në shkelje të hapur të ligjit, kur edhe policët e thjeshtë emërohen duke kaluar në filtër.
Dosja duhet hetuar nga SPAK, mbasi ata që bënë emërimet e paligjshme janë drejtues të lartë, ndërsa ata që lejuan të vidhnin të dhënat, janë vartës të tyre direkt; madje ish-ministri i Brendshëm e Drejtori i Policisë, kanë shkelur me vetëdije ligjin për policinë e sigurinë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje