Rama, modeli i një udhëheqësi të papërgjegjshëm që i shërben stabilitetit të krimit...
“Sot jam vërtet shumë krenar jo për veten, por për Shqipërinë...” - kështu u shpreh Edi Rama në pritjen që Emanuel Macron i bëri në Francë.
Meqenëse krenohet me Shqipërinë, nuk mund të mos i kujtojmë z. Macron, se është dashur të dijë që, mysafiri i tij Edi Rama me të cilin shkëmbeu elozhe, ka një mospërputhje të deklaratave të tij dhe situatës konkrete.
Në sy të shqiptarëve, Edi Rama tashmë ka dëshmuar se është udhëheqës i një administrate të korruptuar, që, duke shpërfillur interesat e shqiptarëve, në vend që t'i shërbejë atyre, shpërblen vetëm miqtë dhe ortakët e bashkëpunëtorëve të tij.
Nëse doni të shikoni shembullin më të qartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk keni nevojë të shkoni shumë larg. Kryeministri Edi Rama, një figurë e papërgjegjshme e kapur nga mafiozët, duke lënë qytetarët nën mëshirën e terrorit të krimit të organizuar dhe abuzimit me pushtetin, e ka transformuar shtetin në një bandë mafioze.
Ai është thjesht një rob i kapur nga interesa të errëta të tyre dhe asgjë më tepër. Në vend që të mbrojë ligjin dhe rendin, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës janë cilësuar nga SPAK-u si bashkëpunëtorë të krimit të organizuar.
Ndërsa kryeministri francez Macron, si të gjithë të huajt, ka vetëm një prokupim "stabilitetin", ne shqiptarëve na lind e drejta të pyesim kryeministrin tonë, Edi Rama: Cili është çmimi i këtij stabiliteti?
A është interesi i shqiptarëve dhe çështja kombëtare në qendër të vëmendjes tënde, apo je duke u kujdesur për interesa të pushtetit tënd personal, pavarësisht se vendi po zbrazet në mënyrë katastrofale?/Pamfleti
Lini një Përgjigje