TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë10 Prill 2024, 12:31

Gjingjonët në “luftë” me Amerikën

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Gjingjonët në “luftë” me Amerikën
Drejtësi në shpërndarjen e gjingjonëve /

Gjingjonët janë gjysma te Saliu, gjysma te Babloku

Lufta e Amerikës me korrupsionin, po bëhet në oborr të hajdutëve të fshatit tonë.

Jashtë rrethimit, kanë dalë vetëm ndonjë i plagosur, si dhe ambasadorja Yuri Kim, kreu i FBI-së Charles Mc Gonigal dhe Aleksandër Soros, që kanë “vjedhur” homonimin, “njerëzit në këtë tokë janë të barabartë”, por që kuptimi ndryshon sipas tingullit që lëshon trangulli kur i ngulet piruni.

Pajimet e tyre, ose takëmet, siç u themi ndryshe, kanë mobiluar tekstet e botanikës analitike, që tek-tuk analizohen nga ndonjë i çmendur si ne, këtu në frontin e luftës, ku rreziku edhe nëse nuk të kap në kokë, në stomak po.

Stolat prej guri, falë FBI-së dhe DEA-s që i kemi këtu, janë ende stok anash livadheve ku edhe mbi lule kanë ngritur pallate e hotele investitorët strategjikë.

Nga pas një shkëmbi guximi, sheiku Gjin Gjoni që duhej të ishte në burg si gjithë kurba e prokurorëve e gjykatësve hajdutë të shkarkuar nga Vetting-u, u fut në politikë.

Nuk e gjejnë amerikanët në krye të partisë demokratike në Lezhë, apo ai nesër duhet të jetë deputet, ministër apo edhe kryeministër, është dilema që ka dehur besimin e fshatarëve e po zihen me njëri-tjetrin për tezën e zarfit të zi?

Sido është, luftëtarët anti drejtësi, këtej i kemi sy patrembur.

Jo veç amerikanët që po luftojnë në fshatin tonë për drejtësinë e munguar, por edhe fshatarët që janë vjedhur dhe u mungojnë pasuritë, e dinë se gjysma e arsenalit të sistemit të drejtësisë ka dalë nga sistemi, e gjysma tjetër po sistemon në vende nderi, miqtë e tyre të ndjerë.

Altin Dumani nuk ka pse i konfiskon pasuritë e shokëve të tij, pasi forcat antiamerikane do humbin terren në kopshtin me fiq, mollë e dardhë.

Gjini duhet të ri ngrihet, pasi shumë nga ata në krah të Dumanit mund të bien heronj në betejën e “ashpër” për territore.

Ja, shoku i Gjinit dhe Altinit, ish kreu i Gjykatës së lartë, Xhezair Zaganjori, po “lufton” në frontin më delikat.

Si pedagog, si njohës i mirë i hajdutërisë, po përgatit brezat e rinj të juristëve antiamerikanë.

Çdo luftë ka sekretet e veta.

Gjin Gjonët janë gjysma te Saliu, gjysma te Babloku, gjysma hajdutë e gjysma super hajdutë.

Këtej, lajmi i plagosur nga mafia dhe media kriminale, se në oborr të hajdutëve, Gjin Gjonët po “luftojnë” me Amerikën, është trakt i ngjitur me pështymë në trung të regjistrit, ku janë shënuar emër për emër, nga Edi Rama i fundit e deri tek Aleksandër Meksi i parë, gjithë heronjtë e hajdutërisë dhe betejave antiamerikane./Pamfleti

gjingjonët amerika saliu babloku

Lini një Përgjigje