TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Prill 2024, 11:38

Lali Eri ankohet në SPAK për ‘dhëndrin’ që nuk ngopet me fiq

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Lali Eri ankohet në SPAK për ‘dhëndrin’ që nuk
Erion Veliaj dhe Sali Berisha /

Maliqi te “përrallë nga e Kaluara”, na la shprehjen e famshme, “Rritu Gjino që të kapësh fikun, se do ta kapin të tjerët“, prandaj Gjin Gjoni e la vetë Marigonë dhe u bë dhëndër i Sali Berishës në Lezhë...

Para se Lali Eri të krijonte pashallëkun e fiqve, mollëve e dardhëve, socialistët u kujdesën të lidhin krushqi me djalin më të fortë të fshatit.

U krijua shteti i dhëndurëve, kunetërve dhe lidhjeve primitive.

Maliqi te “përrallë nga e Kaluara”, na la shprehjen e famshme, “Rritu Gjino që të kapësh fikun, se do ta kapin të tjerët“, prandaj Gjin Gjoni e la vetë Marigonë dhe u bë dhëndër i Sali Berishës në Lezhë.

Sot e ka lidhur jetën me Rithemelimin, e SPAK-u e sheh si kollovar të Saliut që ja lakmojnë pasurinë, po aq sa fiqtë e Lali Erit apo dardhat e Bablokut.

Lali Eri, doli para fshatit dhe u betua në kokë të Altin Dumanit, se socialistët hajdutë, dhëndrin e kanë të mirë, të fuqishëm, por të pa ngopur me fiq.

Fiks nën gjethe të fikut, u ra të fikët edhe 5 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Dhëndëri, aty ka qenë prej vitesh, por në këtë kohë kur amerikanët kanë numëruar çdo kokërr fiku, molle e dardhe, nuk u tregua dhe aq kërriç, por u dha ndihmën e shpejtë, e çoi në SPAK.

Aspak mirë nuk u soll dhëndri që u vesh sportiv në mes të krushqve me kollare e kostume firmato.

Këtë nuk ja falën Edi Rama dhe Lali Eri, urdhëruan Altin Dumanin që përveç 5 drejtorëve që kanë ngrënë fiq bashkë me familjen e kullës mafioze, të kujdeset pak edhe për dhëndrin.

Një dhëndër që i ka hipur oreksi për të marrë gjithë bahçen e fiqve, pse të mos varet në degë të SPAK-ut për t’u tharë për bukë fiku?!

Nuk themi kot këtej, “Miqtë e vërtetë qajnë kur ti ikën, miqtë e rremë ikin kur ti qan”.

Këtë herë të gjithë po qajnë.    

Ca nën krahë të mollës, ca nën degë të dardhës e ca nën gjethe të fikut, prandaj edhe Lali Eri ka të drejtë që ankohet në SPAK për dhëndrin që nuk ngopet me fiq.

Ndryshe nuk mbahet pashallëku./Pamfleti

lali eri dhëndrri fiq spak

Lini një Përgjigje