TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Prill 2024, 14:50

Pse KPA e mban pezull vendimin final për gjyqtarin e Partisë, xhambazin Bevis Shehaj, që e shkarkoi në Vetting KPK

Shkruar nga Pamfleti
Pse KPA e mban pezull vendimin final për gjyqtarin e Partisë,
Gjyqtari i Partisë, Bevis Shehaj /

Nuk dihet, se kur do vendosë apeli i vettingut, por “Pamfleti” po publikon faktin që gjyqtari dhe Zv/kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, me 15 shtator 2013 u emërua shef i zyrës së deputetit e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, ndërsa 1 muaj më pas filloi studimet në Shkollën e Magjistraturës-Tiranë, me një diplomë si “jurist” të marrë në Poloni...

Prej datës 22 shtator 2022, Zv/kryetari i Gjykatës Administrative të Qarkut-Vlorë, Bevis Shehaj, ka bërë ankim në Komisionin e Apelimit të Vetting-ut, për kundërshtimin e vendimit të shkallës së parë, që e ka përjashtuar 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Trupa e ri-vlerësimit e drejtuar nga komisionerja Mimoza Tasi dhe relatorja Ina Rama, megjithëse e ka gati dhe të tejmbushur dosjen e provave të shkarkimit të gjyqtarit Bevis Shehaj, por nuk po e ri-gjykojnë.

Në vend të japin vendimin final për përjashtimin nga drejtësia, po e lënë në detyrë, prej 1 viti e gjysmë pas shkarkimit  në shkallën e parë, ku po bënë batërdinë me gjyqet civile e administrative të Vlorës, Fierit, Mallakastrës, Lushnjës, Beratit, Kuçovës e Skraparit që ka në juridiksion.

Pas shkarkimit të tij nga shkalla e parë e Vetting-ut më 15 qershor 2022 e deri para 1 muaji, rezulton se në ILD, KLGJ e SPAK, janë bërë denoncime të shumta ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj, për pazaret me shortet, dosjet gjyqësore të pronave, dëmshpërblimeve, biznesve etj.

Më 16 mars 2022, Komisioni i i Vetting-ut kishte shpallur dhënien e vendimit për gjyqtarin Bevis Shehaj, por denoncimet e tjera ndaj tij për marrje ryshfeti, detyruan trupën e vetingut të shtynte vendimin dhe të rifillonte hetimin, me këmbëngulje të vëzhguesit të ONM, Tonci Petkovic.

Pse KPA e mban pezull vendimin final për gjyqtarin e Partisë,

Pas 3 muaj hetimesh, komisioni vërtetoi denoncimet ndaj tij për shitje vendimesh, madje zbuloi dhe pasuri toka, banesa, lokale e makina të pa justifikuara, të deklaruara si gjoja dhurime nga prindërit, të cilët nuk kishin burime të justifikueshme, por dhe pasuri të fshehura në emër të tyre.

Me Vendim nr. 541, datë 15 qershor 2022, u xhambazi Bevis Shehaj u shkarkua nga detyra dhe u përjashtua për 15 vite nga drejtësia, por ai vazhdon të jetë gjyqtar e Zv/kryetar i Gjykatës Administrative të Vlorës,  ku ka shtuar volumin dhe vlerat e pazareve me shitje vendimesh.

Pse KPA e mban pezull vendimin final për gjyqtarin e Partisë,

Zv/kryetari i Gjykatës, Bevis Shehaj edhe pas shkarkimit nga vettingu; për të realizuar pazaret e me dosjet gjyqësore, pengon kancelaren e gjykatës të zbatojë ligjin; abuzim për të cilin, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më 25 tetor 2022, ka kërkuar ndëshkimin e tij me masë administrative dhe procedim penal e pezullim nga detyra.

Por KLGJ ka refuzuar, duke mos dhënë masë ndëshkimore ndaj tij, deri pas kalimit në vettingun e Apelit; ku sipas njoftimit zyrtar, thuhet se dosja e gjyqtarit Bevis Shehaj është në proces hetimi, kur provat e shkarkimit të tij nuk kanë nevojë për ri-hetim sepse janë dokumente zyrtare.

Nuk dihet, se kur do vendosë apeli i vettingut, por “Pamfleti” po publikon faktin që gjyqtari Zv/kryetar i Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, me 15 shtator 2013 u emërua shef i zyrës partiake, që deputetit, kryeministri e kryetari i PS, Edi Rama hapi në Vlorë.

Më 15 tetor 2013, pas 1 muaji si shef i zyrës Bablokut në Vlorë, Bevis Shehaj filloi studimet në Shkollën e Magjistraturës, duke paraqitur diplomë si “jurist” i diplomuar në Poloni.

Në vitin 2016, u emërua gjyqtar në Vlorë, te kjo gjykatë ku prej 6 vitesh bëri batërdinë, ndërsa më 15 qershor 2022 u shkarkua për korrupsion; por prej 1 vit e gjysmë, largimi i tij përfundimtar nga drejtësia, po mbahet pezull nga Komisioni i Vetting në Apel./Pamfleti

bevis shehaj gjyqtari i partisë kpk kpa

Lini një Përgjigje