TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 1 Prill 2024, 13:03

Minotauri i Surrelit pasi tmerroi Athinën, inatin e ka me Amerikën!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Minotauri i Surrelit pasi tmerroi Athinën, inatin e ka me Amerikën!
Minotauri i Surrelit /

Pasi fitoi beteja të ashpra me Athinën, ju shtua oreksi të pushtojë edhe Amerikën, duke përdorur pushtetin e tij dhe pushtat e saj...

Sapo u “ndryshk” legjenda e Minotaurit të Krestës, në kopshtin e kulturës së Rilindjes, ku prej 11 vitesh lindin 2 e vdesin 3; lulëzoi civilizimi i një Minotauri që edhe pse nuk ka kontakte me Zeusin, tekstit mitik i rri besnik.

Edhe Minotauri i Surrelit e ka tmerruar Athinën.

Lufta nuk nisi për djalin e tij Androgeus, pasi ja kishte mbrojtur një amazonë, që në kohën e ndërlikimeve të ca referencave shtegtare, ja besoi sekretet Meros së Sali Berishës, për t’i vënë në beze, si sfond të jetës së vet prej sheiku; por për Fredi Belerin, që ja rrëzuan nga shkëmbi i plazhit të Himarës, Jorgo Goro dhe Altin Dumani.

Beleri ishte një nga luftëtarët shtegtarë, nga raca e pasanikëve të familjes së Bablokut.

Pasi fitoi beteja të ashpra me Athinën, ju shtua oreksi të pushtojë edhe Amerikën, duke përdorur pushtetin e tij dhe pushtat e saj.

I pari që e përpiu në labirinthin e vet, ishte shefi i FBI-së për New Yorkun Charles McGonigal, duke bërë kaçurrel edhe nervat e Kongresit Amerikan.

Që atë ditë të zezë, Edi Rama, jo vetëm po e çmend Amerikën, por edhe po i jep  leksione, se paraja blen këdo në këtë Botë.

Ka një vit e ca, që Amerika “frikësohet” të sjellë edhe ambasador në Tiranë.

Këtej të gjithë i “ha” Minotauri i Surrelit.

Po si shpjegohet që ky përbindësh po jeton kaq gjatë?!

Piktura është në telajo të ligjit, dhe nuk dihet ende si do ta përfundojë Presidenti Donald Trump, nëse në nëntor ai fiton fronin e FBI e ndjek Fillin e Arianës deri këtej ku po bëhet nami i zi.

Studiuesit që po përgatiten për ca seminare ekonomike në Sazan, janë të lumtur që As Zigmund Frojd, as Edi Rama, nuk kishin lindur kur Kushtetuta e ShBA-ve u miratua më 17 shtator të vitit 1787, dhe kështu, nuk gjejnë të vizatuar presidentë e zyrtarë të lartë që joshen nga dashuria dhe pasuria e bëhen viktima të Minotaurit.

Në fshatin tonë, milionat e dollarëve, janë si ‘bukë me djathë’.

Këtej, tjetër është kualiteti, e tjetër kualifikimi.

Kapërcejnë Ylberin vagabondët e bëhen milionerë, femrat e shëmtuara shndërrohen në Nimfa, e Minotauri i Surrelit nuk ngopet.

Pasi tmerroi Athinën, inatin e ka me Amerikën!/Pamfleti

minotauri surreli athina amerika

Lini një Përgjigje