TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë26 Mars 2024, 16:16

Gratë e Edi Ramës; modeli i deformuar i barazisë në politikë

Shkruar nga Pamfleti

 

Gratë e Edi Ramës; modeli i deformuar i barazisë në
Ministret e Qeverisë /

 Rasti i sotëm i Olta Xhaçkës, gruas që ka pasur në dorë dy postet kyçe të vendit, atë të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Diplomacisë, është shembulli më kuptimplotë i këtij fenomeni...

Në historinë e njerëzimit, ka qenë vendimtar roli i grave në lojërat e pushtetit  politik. Jo vetëm në formësimin e Perëndive, ku shumica ishin gra të fuqishme po aq sa Zeusi, por edhe në rrëfimet homerike të Iljadës e Odisesë, ku gra si Helena, Andromaka, Penelopa, Engjenia apo Klitenestra, janë bazat e tragjedive të mëdha të njerëzimit.

Në Romën e Çezarit dhe Ciceronit, lufta mes Servilias, nënës së Brutit dhe Axias, mbesës së Çezarit, e të dashurës së Mark Antonit, por edhe nëna e Perandorit të Parë romak- Oktavianit, ishin edhe më vendimmarrëse, të zjarrta e dramatike sesa luftërat mes Çezarit dhe Pompeut.

E kështu me radhë në histori, ku kemi parë që mjafton një grua në dhomat e pushtetshme për të dhënë një shembull të fuqishëm për kombe e gjenerata.

Margaret Thatçher, ishte e vetmja grua në historinë e Perëndimit që drejtoi një qeveri për vite me radhë. Ajo dha një shembull të fortë, krijoi një model, sesi një grua drejton shtetin, duke u sjellë edhe si një bashkëshorte e nënë e përkushtuar.

E vijmë tek skema që Edi Rama implementoi menjëherë sa erdhi në pushtet, një herë në bashki të Tiranës, por më shumë në qeveri. Ku shumica e bashkëpunëtorëve të tij kanë qenë e janë gra. E sipas aksiomës që Babloku përsërit si papagall, çdo herë duke perifrazuar Zonjën e Hekurt, “Nëse do që të kryesh punë vër një grua, nëse do llafe, e bën burri më mirë”.

Në të vërtetë Edi Rama u dha pushtet të madh shumë prej grave që afroi në qeveri, duke thyer madje edhe balancat e barazisë me burrat.

Po a krijuan gratë e Ramës në drejtimin e PS-së dhe të vendit, një shembull, në radhë të parë për gratë në vend, e më pas për të gjithë njerëzit?

Rasti i sotëm i Olta Xhaçkës, gruas që ka pasur në dorë dy postet kyçe të vendit, atë të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Diplomacisë, është shembulli më kuptimplotë i këtij fenomeni.

Ku për dy vite, edhe pse doli hapur në publik konflikti i qartë i interesit me investimin strategjik të Dhërmiut të familjes së saj, asnjëherë nuk e quajti këtë një shkelje. Një akt që nuk përputhej me sjelljen e një zyrtareje të lartë, një akt që fyente qytetarët e postulatin themeltar të sistemit tonë që “ligji është i barabartë për të gjithë”.

Në mënyrë arrogante, Xhaçka ju përgjigjej akuzave opozitare për rastin e saj, duke e cilësuar normale që i shoqi mund të merrte rolin e investitorit strategjik nga Këshillit i Ministrave.

E quajti normale edhe pse një deputet apo ministër nuk mund të ketë një aktivitet tjetër përveç detyrës së tij. Duke i sharë të gjithë ata që nuk e pranonin që një ministre mund të marrë edhe një privilegj ekonomik duke qenë e tillë. Donte Olta të bëhej sipërmarrëse? Shumë mirë! Të linte postin e të merrej me biznesin e familjen e saj! Por jo, ajo e quajti normale, madje bezdisej nga sulmet, kritikat e akuzat.

Si Olta, kemi edhe modele të tjera të grave që Rama i ka ngritur e ulur sipas humorit të tij. E asnjëra nga këto, që ndofta Babloku i ka pasur pjesë të skemës së tij, nuk kanë dhënë asnjëherë atë që ata mendonin, atë që ata ndjenin si udhëheqëse të PS-së.

Asnjëra nga këto nuk kanë inspiruar gratë në radhë të parë, e më pas të tjerët, me modelin e tyre të angazhimit. Përkundrazi, siç thonë edhe sondazhet e herëpashershme, shumica apo të gjitha gratë e vendosura nga Rama në udhëheqje, asnjëherë nuk kanë pasur një popullaritet të rritur në publik. Kur në realitet duhet të ndodhte e kundërta, duke qenë nëna, motra, gra që i japin familjeve një fuqi të rëndësishme në rritjen e funksionimin e tyre, këto nuk gëzojnë respekt, ose e thënë troç, urrehen nga gratë që i kanë në staf, në dikaster, në parti e qeverisje.

Ministret gra në PS, me ndonjë përjashtim të vogël, janë politikanët më të padëshiruar në perceptimin publik, dhe Edi Ramës i vijnë në sondazhet e vazhdueshme që bën.

Kjo ka ardhur vetëm nga mungesa e një modeli që këto gra zbatuan në punën e tyre, duke vendosur atë që thotë Frojdi- Unin, në qendër të çdo gjëje.

Kur në realitet një femër, heq dorë nga uni për tjetrin, pasi shkencërisht është edhe më e ndjeshme, edhe më inteligjente se burrat.

Gjithë këto gra të Edi Ramës nuk zëvendësojnë dot as modele bazike të ngjashme që dikur komunizmi promovonte, por që patën impakt të gjerë. Sepse mbi të gjitha ishin gra e jo pjeshka…/Pamfleti

gratë e edi ramës modeli i deformuar barazia në politikë

Lini një Përgjigje