TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Mars 2024, 11:36

Pse hesht ambasada amerikane kur mafia fyen dhe dhunon gazetarë?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Pse hesht ambasada amerikane kur mafia fyen dhe dhunon gazetarë?!
Edi Rama

Dhuna fizike ndaj gazetarëve që kryejnë mosionin e shenjtë, janë fuqia e Sulltanit që motivohet nga zëri apo heshtja e diplomatëve, të cilëve dyshohet se u mbush valixhet me “stabilitet”.

Edi Rama ka blerë jo vetëm më të pasurit e të pushtetshmit e Globit, por edhe heshjen e diplomacisë për skandalet e përditshme të qeverisë më të korruptuar në Botë.
Nëse shëmtia frymon tek fakti se ky nuk është një lajm i ri, bukuria po ringjallet nga dekompozimi i lashtësisë klasike të hajdutërisë.

Doktrina diplomatike e normave idilike, po përkundet në djep dërrase, me kaptell të ngitur tek koka dhe tek këmbët, ku litarët kanë tkurrur trupin e turpit dhe bymyer bucelën e ballit të Bablokut, që akuzat për korrupsion të përmasave të frikshme i kanë çarë edhe lëkurën e durimit të dialogut me taksapaguesit e vet.

Pasuritë e shqiptarëve, të përvetësuara publikisht nga familja kryeministrore e deri tek dhuna fizike ndaj gazetarëve që kryejnë mosionin e shenjtë, janë fuqia e Sulltanit që motivohet nga zëri apo heshtja e diplomatëve, të cilëve dyshohet se u mbush valixhet me “stabilitet”.
Pyetjet e gazetares Ambrozia Meta për transparencën e pasurive tona nëpër pazaret e ndyra me bandat më të fuqishme të Globit, e kanë nxjerrë nga faza disa herë Bablokun, deri në momentin ekstrem të përdorjes së dhunës fizike.

Në kushtet kur shqiptarët kanë shtuar urrejtjen dhe normalisht janë forcuar ta ndëshkojnë me votë, ka nisur të përdorë violencën si violinë komunikimi.

Gërvin me ulërima ambientin amorf, gërvisht me duar fytyrën e medias antimafie, e prapë sheiku që vjen nga zero pasuri, i jep trajtë idiotësisë, sa nuk ndjen frikë, as se ambasada amerikane do e heqë kyçin nga goja e të thotë, “stop dhunës fizike mbi gazetarët e ndershëm”!

Por “Qielli” mbi harabelin e Surrelit nuk ishte i qetë, retë lëshun shi e vetëtima, bubullima e breshër.

Rrufe mbi Edi Ramën për dhunimin fizik të gazetares Ambrozia Meta, lëshuan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Qëndra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, mbarë njerëzia, sa rrjetet sociale po çahen
nga shkrepje e rrëke, vija zigzage e vrima mbi “çadrën” që mafia diplomatike i mban mbi kokë, kokës së krimit glabal, që me njërën dorë vjedh e me tjetrën godet fjalën e lirë, ofroi “sinoptika” në këtë ditë të keqe për njerëzit e mirë.

Rastet kur ambasada amerikane reagon apo heshtë për shtypjen me forcë të zërit të shtypit, janë pasqyra e realitetit më të zi në historinë e lirive dhe të drejtave njerëzore në fshatin tonë.
Që kur andej strehohen lukunia e patronazhistëve të Partisë Socialiste, ka patur surpriza jo të këndshme.

Kur dikush ka guxuar të pështyjë në surrat një gazetaruc mafioz të pushtetit, pse nuk ka qënë shumë aktiv në promovimin e aktivitetit të bandave, daullet e fyerjes janë fryrë, por kur gazetarët guximtarë dhe idealistë, të pa përlyer me pisllëqet e mafies janë dhunuar, ka patur vetëm heshtje turpi që kullon lëng të zi po ta shtryllësh.

Nëse dikush pretendon se nuk jemi qind për qind të saktë, jemi gati ta zgjidhin grykën e thesit e t’i thajmë “të brendshmet” në tel të tavanit të shameshinit.
Nderja e nyjeve të lëmshit 34 vjeçar, nëpër fillin e Arianës për daljen nga shpella e Minotaurit, është fataliteti i realitetit absurd, sa kohë të gjithë janë kundër kohës për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit qeveritar.

As edhe një shqiptar i ndershëm, nuk mund të besojë më, se mund ta shikojë ndryshe, përveçse me zemërim dhe përçmim, faktin tragjiko-komik, ku publikisht Edi Rama dhunon fizikisht gazetaren Ambrozia Meta dhe ambasada amerikane heshtë!/Pamfleti

ambasada amerikane mafia fyen dhe dhunon gazetarë

Lini një Përgjigje