Po cilin mafioz mund të arrestojë SPAK, pa leje të Bablokut?!
Katër orë pasi Altin Dumani njoftoi se një mafioz ka kërcënuar familjen e një prokurori, u mbyt në ujin e turbullt ku notonte edhe hajduti Ilir Beqaj që pritet të “nxirret para kolektivit” për një autokritikë me “shpërdorim detyre”.
Lajmi nuk ngjiti fare në hierarki të propagandës, siç ngjet për ditë me Bablokun, që shkarravitë fusnota poshtë dokumentarëve të dekadës më të zezë në historinë e këtij vendi.
Dumanit i duhej një emër prokurori, një mafioz dhe një arrestim, që të mëshirohej si viktimë e sistemit.
Po cilin mafioz mund të arrestojë SPAK, pa leje të Bablokut?!
Leje kalim në zona të rrezikshme, ka vetëm Sulltani i Surrelit.
Ai po, e shkullon kupën e turbullt të turpit me fund, e askush nuk i thotë, mjaft se na korite fshatin.
Babloku, si eksponent i pashallëkut të Ballkanit, arrin deri në ekstreme, ku u bën presion viktimave se me gjasmë, është i lidhur me më të fortët e Globit dhe i përdor pasuritë kombëtare për të blerë pushtet e sundim perandorak.
Po edhe Dumani ja gjeti dermanin dështimit.
Kështu veprojnë edhe ministrat dhe zyrtarët e Bablokut.
Çfarë thonë sot e kundërshtojnë nesër.
I zënë gafil në rrugë qorre, edhe Altin Dumani ja futi me not nëpër lëngun e lajmit, dhe u kap nga shkuma.
Mbi flluskat e një peshku të madh, u ngut të ndreqë lajmin që nuk ngjeshë.
Deklarata ime për mafiozin që kërcënon prokurorin, është nxjerrë nga konteksti, qëndisi një fusnotë në fund Altini.
Meqë fshatarët e dinin se vetëm Edi Rama mund ta kërcënojë SPAK-un, Dumani u betua në kokë të Ilir Beqajt, se me qeverinë i ka punët mirë. Mes rreshtave, deshi të thotë, se as mafiozët që paratë tona i kanë investuar në Dubai, nuk kanë lidhje me politikën.
Pastaj, pse t’u japim kaq rëndësi deklaratave?
Thuajse gjithë prokurorët e gjykatësit deri sot, jo vetëm nuk kanë dhënë drejtësi, por as pasuritë e veta nuk i mbrojnë dot, po t’i pyesësh nga u erdhën?
Edhe në ikje këta bëjnë lingëri.
Ca ngatërresa të vogla, sistemohen në muzeun e sistemit, se kështu ishte, është dhe do të jetë; Altin Dumani dhe ministrat e Edi Ramës, nuk mbajnë përgjegjësi për deklaratat!/Pamfleti
Lini një Përgjigje