Klanet brenda rilindjes po hanë kokat e njëri- tjetrit...
Arrestimi i ish-kreut të Autoritetit Rrugor Evis Berberi, bashkëpunëtor i Belinda Ballukut, ka vënë në siklet kryeministrin.
Në skenë luhet drama, “klanet brenda Rilindjes po hanë kokat e njëri-tjetrit”, por pas perdes, kryeministrit po i zien kazani i kaptinës.
Këtë herë, Babloku nuk e ka mendjen as tek dardhat e pjeshkat, as tek propaganda, pasi po i rrëshqet toka nën këmbë.
Belinda Ballukun as guxon ta ngucë, pasi edhe mund të jetë një ‘eshkë e thatë’ në trupin e tradhtisë.
Po i dolën përpara prokurorët dhe ta pyesin për pasuritë, ajo edhe mund të bëjë viktimën. Të ecë çalë-çalë dhe të tregojë se asnjë qeveritar nuk mund t’i ngjiste malet e korrupsionit me këmbët e veta.
Po foli Belinda, Tigri do të duket kec.
Kështu e kanë femrat e bllokut Bablok.
Esnafe besnike të pikëpamjeve, deri në pikën ku ndëshkimi për mëkatet me fondet publike, fillon të vendosë shenjat e pikësimit, mbi çdo pasuri e prapësi.
Ktheje kasetën e shiko.
Lidhjet e Mehmet Shehut me Kadri Hazbiun dhe Beqir Ballukun, dështimi në misionin historik për ti hëngër kokën Enver Hoxhës, mund të jenë fijet e rinovuara të rrjetit të inteligjencës amerikane në shkërmoqjen përfundimtare të sistemit antiamerikan të Tiranës zyrtare.
Nëse është mister për shqiptarët, se si mbesa e Beqir Ballukut arriti të jetë dyshi i Qeverisë, për Bablokun na ngjan si ekuacion i pazgjidhshëm largimi i saj.
Pak kohë më parë, kryeministri ishte i vendosur ta largojë Belindën, por dritat e zbehta të tuneleve nuk i mundësuan pamje ta vendosë iksin bri këtij emri.
Një burim memec na thotë, se nuk ishte Aleksandër Soros që e urdhëroi kryeministrin të mos e zëvendësojë Belindën, por dikush tjetër që vë dorën në zjarr, se ajo po mban ndezur zjarrin e impulseve të trupit me ethe të mafies më të rrezikshme të Globit.
Skandalet zinxhir dhe zinxhirët e ngjarjeve, kanë spërkatur sfidat për një drejtësi të modelit kroat, ku secili ka ngrënë molla e dardha, e ka një fotografi me buzët pis.
Meqë fshatarë jemi, dhe e dimë se në frutat e ëmbla të pushtetit, lidhen edhe gjarpërinj, pse të mos pyesim, a është Belinda Balluku e infiltruar e amerikanëve dhe kur të flasë ajo, Babloku nuk ka vrimë ku të futet?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje