Dakordësitë e ditëve të fundit të diplomacisë së rrugës së Elbasanit, për bashkëpunimin e deputetëve të Non Gratës me ata të kryehajdutit të Surrelit, lexohen si manovra strategjike, ku Babloku i “lagur” po kërkon ndonjë “leckë të thatë” në ambasadën amerikane!
Presidenti Donald Trump, jo vetëm i ka numëruar qimet e plisit që i kishte vënë në qafë Edi Rama shefit të FBI-së Charles McGonigal, por ka nxjerrë në poster elektoral, gjithë postiqet e lagura nga mafia më e rrezikshme e Globit.
Kanë bërë baltë në rrugë, poshtë dhe lart saj 4 Klanet Mafioze, që askush nuk ua zë as emrat me gojë.
Pra, nuk i janë lagur shtrojat vetëm demokracisë, por edhe Sali Berishës, Ilir Metës, Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Fshatarët hekakeq kanë pastruar “vathën”.
Po vuajnë për bukë dhe dashuri.
Pasuritë i grumbullon mafia dhe i shpërndan tek më të pasurit dhe më të fuqishmit e Globit, votat ua blen për një thes miell, e kur nuk i dalin llogaritë për sytë gjysmë të mbyllur të ndërkombëtarëve, i shumëfishon edhe ato.
Të rinjtë dhe të rejat i ka trembur mafia dhe kanë marrë rrugët e Botës.
Ca lepecë që nuk janë as për dhunë as për punë, i rrinë ‘lepe e peqe’ nën thundër pushtetit, që këto kohë i janë qullur rraqet.
Rrangallat i janë rrasur nën sqetull spinës sekrete.
Spiraleve të lagështa me djersë, ku tjetër veçse në ambasadën amerikane mund të kërkohen ca “lecka të thata” për normalizim të situatës false të politikës sonë?!
Të ndajë davanë Davidi, është si të besosh se Amerika “shikon” se si vidhen 80 000 dollarë në ditë nga inceneratori i Lali Erit që nuk ekziston.
Pra, nuk janë ca punë, si ca të tjera.
Nga dera që nuk e zë Berishën, futet Babloku.
Në hallin që e ka zënë e nuk e lëshon, ka të drejtë ta përdorë edhe “fishekun” e fundit, Davidin që është futur si kryeplak mes dallaveraxhinjve dhe duam apo jo, as mish as peshk po servir për të nesërmen e politikës.
Dakordësitë e ditëve të fundit të diplomacisë së rrugës së Elbasanit, për bashkëpunimin e deputetëve të Non Gratës me ata të kryehajdutit të Surrelit, lexohen si manovra strategjike, ku Babloku i “lagur” po kërkon ndonjë “leckë të thatë” në ambasadën amerikane!
Pse jo?!
Kungullin mbi ujë e ka, deri sa t’i ngulen putrat në “llucë” si McGonigalit, e t’i dalë uji mbi hundë./Pamfleti
Lini një Përgjigje