TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 8 Mars 2024, 10:57

Sa i shëmtuar qenka Edi Rama pa kapelën e FBI-së?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Sa i shëmtuar qenka Edi Rama pa kapelën e FBI-së?!
Edi Rama /

Sipas praktikave të lashta të Tony Blair dhe Rexhep Taip Erdogan, maskimi me kapele të FBI-së, e dehë njerëzinë, të mos e mbajë mendjen tek puna, por tek guna.

Nuk mund ta fajësoj Edi Ramën, pse pa kapelën të FBI-së në kokë, ngjan i shëmtuar.

As shërbimet e inteligjencës amerikane, nuk kanë faj, se u lëshuan si ‘fajkoj në stërvinë’, sapo skuadra shqiptaro- ruso- kineze, u stërval kope-kope, e ra nga lundra antiamerikane plot e përplot me dollarë.

Sot Babloku po përtyp të zezën e vet.

I sklloçitur nga shiu me dhe korrupsioni, që bie çdo mbrëmje nga ballkoni i Saliut, nuk e pranojnë as të hipë në degën e dardhës së Ilir Beqajt, as në presidium të sules, prej ku deri dje, Charles McGonigal lëshonte silurët mbi biznesmenët shqiptar, rus e kinez, dhe mbushte valixhet me dollarë.

Shpresat e sfungjerit po lëshojnë ujë mbi dordolecët e karnavaleve.

Që Babloku ka qenë palaço antiamerikan, besoj se askush nuk thotë jo.

Po si jetojë kaq gjatë mbi krime ky monstër?

Të pa kuptueshmem, pak kush e kapë nga koka.

Pastaj, është çasti ti kthejmë sinkronet simfonike.

Joga dhe maska, Alexandër Soros dhe McGonigal, e futën në rrugën e qetësisë me universin, e zbukuruan me pafta floriri më të shëmtuarin sundimtar, që qeverisi një dekadë e ca, me hu e litar.

Sipas praktikave të lashta të Tony Blair dhe Rexhep Taip Erdogan, maskimi me kapele të FBI-së, e dehë njerëzinë, të mos e mbajë mendjen tek puna, por tek guna.

Ky maskim, funksionoi  deri ditën që McGonigal e hapi gojën e tha: “Më korruptoi ky maskarai shqiptar” dhe me arrogancë, ja hoqën kësulën magjike që mbante mbi tullën tulore.

Gungat në kokë të Bablokut po rriten.

Plagët janë qelbëzuar dhe gjithë fshati ja bën me gisht.

Sa i shpifur, sa i shëmtuar qenka Edi Rama pa kapelën e FBI-së?!/Pamfleti

edi rama kapela e fbi i shëmtuar

Lini një Përgjigje