TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Mars 2024, 10:52

I tmerruar nga Donald Trump, Edi Rama po end “rrjetën” antiamerikane

Shkruar nga Sokol Pepushaj
I tmerruar nga Donald Trump, Edi Rama po end “rrjetën”
Donald Trump dhe Edi Rama

Babloku, përveç McGonigalit, do të përvëlojë edhe shumë miq. 4 Klanet Mafioze janë në bunker e në mbijetesë. Në shënjestër është më i madhi. 

Pasi Edi Rama bleu dhe shiti shefin e FBI-së Charles McGonigal, dhe tashmë, nuk mund të ketë asnjë hapësirë në administratën e re amerikane, përveçse të shkojë si çeçua para drejtësisë, i ka lëshuar vemjet e krimit nëpër lavrat e diplomacisë larg Amerikës. 

Luginave të fshatit tonë, ku Georgia Meloni dhe Edi Rama mbushin lugët me emigrantë afrikanë dhe garuzhdet me para, ka plasur 'diare e madhe'.

Me brekushe nëpër këmbë, mafies nuk i zënë këmbët në tokë, e po kacavirret në gem të greminës për të krijuar “rrjetën” antiamerikane.

Gërmuan në “pus” të ambasadores Yuri Kim dhe nxorën në dritë Arben Krajën.

Zigzaget janë të studiuara mirë nga Aleksandër Soros, edhe ky i shënjestruar nga Presidenti Donald Trump, si sëmundje e rëndë për demokracinë.

Hanxhari me këllëf antiamerikan, është varur në derë të hanit, ku hamësit e pangopur, gjetën prokurorin “halë në sy” të ambasadores Yuri Kim për ta dekoruar për punë të mira.

Dekorimi i prokurorit Arben Kraja nga presidenti italian Sergio Mattarella me titullin më të lartë “Cavaliere dell Ordine al Merito della Repubblica Italiana” (Kalorës i Urdhrit të Meritës i Republikës italiane), përveçse fyen shqiptarët dhe motivon mafien, end edhe një konflikt diplomatik mes Italisë dhe Amerikës.

Prokurorit Kraja, atij që Yuri Kim i theu shkallën e karrierës publikisht, para se të vlerësohej për bashkëpunimin me Prokurorinë e antimafias italiane, gjatë kohës që drejtonte Prokurorinë e Posaçme, do duhej t’i hetohen vila në Gji të Lalëzit, pasuritë dhe dosjet e zeza, që nuk sollën as edhe një sukses në luftën me mafien.

Pas këtij skandali, ku prokurorët tanë të akuzuar edhe për korrupsion, dekorohen nga shtete të tjera, nuk fshihet thjeshtë mafia e fshatit tonë, por kryemafiozi që ka infektuar Globin me paratë e taksave të shqiptarëve.

Nga hangari i Bablokut ka hungërima. 

Ulërimat e kafshëve në bashkim të 4 Klaneve Mafioze, me dekorime absurde e “dallgë” konfliktesh false, kanë ulur besimin tek drejtësia dhe ngritur dyshimin në se mafia është monolite këtyre anëve.

Më i frikshmi është ai që duhej të ishte më i dobësuari sot.

Por fshatarët, edhe pse të shokuar, e dinë se uji i valët edhe në zbrazje djeg.

Babloku, përveç McGonigalit, do të përvëlojë edhe shumë miq.

4 Klanet Mafioze janë në bunker e në mbijetesë.

Në shënjestër është më i madhi. 

Pra, është i justifikuar disi, se në fund të fundit, dy duart mbrojnë kokën.

Nuk di ç’bën në këto kohë të këqija.

I tmerruar nga Donald Trump, Edi Rama po end “rrjetën” antiamerikane, si strategji të fundit përpara fundosjes që e ka të sigurt./Pamfleti

edi rama donald trump

Lini një Përgjigje