TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Mars 2024, 10:31

Veç prokurorit Altin Dumani, kujt tjetër i ka falur kisha apartament?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Veç prokurorit Altin Dumani, kujt tjetër i ka falur kisha
Altin Dumani /

-‘Lypja faqen e zezë ka, por pa gjë s’të le’, -shkruante një varfanjak me kolibe afër një sinagoge ku falen çifutët e fshatit tonë...

Feja, kjo fuqi magjike, me përulje, ka yshtur kreun e SPAK-ut, të shtrijë dorën e lypsarit në derë të kishës.

Ky fakt, duhej të ishte lajm-flamur edhe në derë të Xhamisë.

Në kampin e refugjatëve Jabalia në Rripin e Gazës, 112 myslimanë vriten e 750 plagosen në pak sekonda, vetëm se shtrijnë duart për pak bukë nga skuadrat e ndihmave humanitare.

Edhe në bizneset gjigante të deputetit socialist Bujar Çela në Lushnjë, vriten babë e bir në ditën e parë të punës, se nuk gjetën as kishë as xhami t’ua bëjë jetën të lumtur pa punuar.

Humanizmi i fjetur këtej, është përbindësh i gjallë.

Nuk kemi asnjë pushtetar të varfër. Të tërë janë milionerë.

Jemi vend i sigurisë dhe besimit. Me paratë e taksave të varfanjakëve, Babloku pret Sekretarin amerikan të Shtetit, Presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyy, blen shefin e FBI-së, organizon Samite paqeje e mbulon me borë duart që kanë nevojë për bukë e liri dhe gjymtyrët që lidhin krahët e thyer të mafies.

Pasuritë e mëdha të politikanëve, pushtetarëve, gazetarëve, gjykatësve e prokurorëve, freskohen nën hijen e gishtit të dikujt, që as ka emër as shihet.

Të gjithë sot e dimë, se kreu i SPAK-ut kishte 3 apartamente dhe dikush, pa identitet, i fshehur pas “ikonës” së kishës, i fali të katërtin.

As për 3 apartamentet e tjerë nuk dihet nga erdhën paratë, pasi nuk ka kush ta hetojë, por dihet se këtij myslimani të devotshëm, kisha i hapi një derë të fshehtë, që të mos e shohë Sali Berisha që qëron “qepë” e përhapë nëpër fshat enzimat e politikave që prodhojnë acidin sulferik dhe shkaktojnë lotë në SPAK.

-Lypja faqen e zezë ka, po pa gjë s’të le, -shkruante një varfanjak me kolibe afër një sinagoge ku falen çifutët e fshatit tonë.

Mbase, edhe ata që i falën apartament në kundërshtim edhe me ligjin kreut të SPAK-ut, kanë qenë çifutë.

Po ata që e bënë Sheik, deputetin socialist Bujar Çela, çfarë janë, se deri në vitin 2015 fukara ishte?

Kush do ta hetojë këtë krim me dy të vrarë e shtatë të plagosur, SPAK-istët që janë po kaq të pasur sa specialistët që janë lidhur sup më sup të mbrojnë pasuritë dhe krimet e kastës sunduese 33 vjeçare?!

Ç’ janë ata që ju falin miliona këtyre?

Për fund, ç’ janë, apo nuk janë, nuk ju intereson besimtarëve që na luten të bëjmë publike pyetjen e thjeshtë të tyre, veç prokurorit Altin Dumani, kujt tjetër i ka falur kisha apartament?!/Pamfleti

altin dumani kisha apartament

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë