TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 6 Mars 2024, 09:38

Helena e Trojës dhe Irena e Tiranës

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Helena e Trojës dhe Irena e Tiranës
Helena e Trojës dhe Irena e Tiranës

Tre trima, Edi Rama, Fredi Beleri dhe Sali Berisha, janë trojka e torollakëve që po zihen për Irenën

Helena hyjnore e Trojës antike, dhe Irena djallëzore e trojkës sonë trashanike, kanë frymëzuar betejat mes Athinës së Fredi Belerit dhe Spartës së Sulltanit të Surrelit.

Që kur Paridi nuk e gëzoi Helenën, pasi dinakëria greke shpiku një kalë druri dhe e përgjaku paqen e Olimpit, Babloku nuk e mbajti në shtëpi Irenën, por e bëri gjykatëse.

Ja kishte grabitur Sali Berishës në olimpiadën e lashtë të vitit 2013.

Ju që e njihni mitologjinë e komshinjve tanë, e dini se edhe olimpiadat politike janë 4 vjeçare.

Përgjatë viteve të jetës, Irena gjyqtare, ka histori po aq interesante sa Helena ngatërrestare.

Nëse Helena e Trojës do i shkruante Paridit se “Do të doja të kishe ardhur me anijen tënde të shpejtë, atëherë kur virgjëria ime kërkohej nga një mijë meshkuj që më vardiseshin. Po të të kisha parë ty, do të kishe qenë i pari i të një mijëve. Im shoq do të më falë për këtë gjykim”, edhe Irena e Tiranës, i lutet Bablokut ta shpëtojë nga dosjet greke, që e kanë rrëmbyer në kohët që e kërkonin një mijë dosje në Shqipëri.

Shqip e shkoqur, Irena është penduar dhe e ka lëshuar karrocën pa duar. 

Tre trima, Edi Rama, Fredi Beleri dhe Sali Berisha, janë trojka e torollakëve që po zihen për Irenën, që ende vazhdon të vozitë lundrën e Bablokut, në fundin e olimpiadës së tretë të tij.

Prapë në betejë është Greqia.

Olimpiada e zgjedhjeve po vjen.

Grekët mund ta kandidojnë Belerin për deputet në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e 6 deri 9 qershorit të këtij viti, e në vitin tjetër, në votimet parlamentare në Shqipëri, turma të mëdha “ushtarësh” do kenë qasje të mësyjnë Edi Ramën, e historia mund të përsëritet, do të shkruante Homeri në Iliadën mitike dhe artistike Helena e Trojës dhe Irena e Tiranës./Pamfleti

helena e trojës irena e tiranës edi rama fredi beleri sali berisha

Lini një Përgjigje