TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Mars 2024, 10:20

Donald Trump foli për dosjen Rama- McGonigal: Do ta gjejmë atë “bir ku*ve” që korruptoi amerikanët

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Donald Trump foli për dosjen Rama- McGonigal: Do ta gjejmë atë

Kompania kineze për të cilën foli Donald Trump, ka sponsorizuar edhe ekspozitën private të pikturave të kryeministrit shqiptar në Hong Kong...

Presidenti Donald Trump, jo vetëm foli për skandalin e dosjes Rama-McGonigal, por paralajmëroi arrestimin e krye mafiozit të Ballkanit, që ka arritur të blejë shefin e FBI-së përmes parave ruse e kineze duke infektuar zemrën e sistemit amerikan.

Kjo copë llave, që u shpërnda në gjithë Botën, përveçse në mediat e inceneratorëve të Lali Erit, është nxjerrë nga krateri i vullkanit që kongresmenët republikanë i kishin dhënë trajtën e hetimit mafies së McGonigal, Dorian Duçkës, Edi Ramës dhe një kurbe të gjatë kriminelësh. 

Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, ka punuar drejtor i konsorciumit kinez “CEFC China, Energy”, kompani nën hetim nga SHBA që në kohën kur Edi Rama bënte pazare edhe tek inceneratori i Erion Veliajt, sektorin e naftës dhe ca anije për prodhim energjie elektrike, që ende janë kot në Vlorë, dhe nga taksat e shqiptarëve paguhen çdo ditë mafiozët që i transferojnë paratë e krimit deri tek Hunter Biden.

Pamfleti në vazhdimësi i ka holluar petët e errësirës informative.

Brumi i cilësisë së mirë, vjen nga ligjvënësit republikanë, të cilët do e shkatërrojnë këtë mafie të përmasave të frikshme.

Kongresmeni Ronny Jackson, ka deklaruar se: “Presidenti ynë është i kompromentuar! CEFC, e cila është pothuajse me siguri një operacion i inteligjencës kineze, ka hedhur mbi 6 milionë dollarë në arkat e Hunter Biden dhe familjes së Biden. A është kjo arsyeja pse PKK mund të fluturojë mbi vendin tonë një balonë spiune pa asnjë pasojë?”

Pasojat e parave nga sistemi i pashallëkut të Tiranës, janë sot në dy shina, të drejtësisë dhe përgjegjësisë.

Përcjellësi përçues i përcëllimit, i ka puqur fitilat në parmak të parvazit, ku ende Edi Rama mbahet me thonj dhe i bie avazit, se nuk jam unë ai që Donald Trump u betua se do ta gjejë e ndëshkojë.

Nga çardaku i Erdoganit vazhdon demonstron anti amerikanizëm, bosi i Ballkanit.

Ky sheik, që nuk u ikën dot skandaleve, laritet nëpër larishta të pa përgjegjësive, edhe në kohën që po u hiqet mbulesa prapësive.

Kompania kineze për të cilën foli Donald Trump, ka sponsorizuar edhe ekspozitën private të pikturave të kryeministrit shqiptar në Hong Kong.

Mbrapsje nuk ka në hetimin e Uotergejtit të Tiranës, dhe po, të gjithë, edhe pse heshtin, e dinë se Donald Trump e kishte për Edi Ramën kur tha: “Do ta gjejmë atë bir ku*ve” që korruptoi amerikanët!/Pamfleti

donald trump dosja mcgonical-rama korruptoi amerikanët

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë