TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë27 Shkurt 2024, 09:37

Fati i hajdutëve sipas zodiakut amerikan

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Fati i hajdutëve sipas zodiakut amerikan
Zodiaku /

 Si parashikohet fati i hajdutëve sipas horoskopit amerikan të Altin Dumanit, megjithëse prokurori ka dy muaj i ngujuar, e nuk dihet si është “shëndeti” i tij?

Kur do të arrestohen Peshqit e Mëdhenj, se na çmendën gjithë prokurorët, duke xhiruar rrotën e Zodiakut amerikan rreth Edi Ramës?!

Katër të fundit, si njëri si tjetri, me Adriatik Llalla, Arta Marku, Arben Kraja dhe Altin Dumani kanë studiuar sistemin binar, duke lajmëruar se çdo vjeshtë për hajdutët Zodiaku e parasheh trenin në shina të ligjit.

Ata që i paguajmë të konsultohen me Yjet e të lexojnë fatet tona, kanë krijuar konstelacionet e veta, në konsultë me tre ambasadorët e fundit amerikanë, Alexandër Arvizu, Donald Lu dhe Yuri Kim.

Fshati ynë nuk studion 12 shenja, por katër; Vjeshta e peshqve, Pranvera e dardhave, Vera e deleve dhe Dimri i Derrave. Por çdo herë kanë qenë të pasaktë me njohuritë rreth Zodiakut të korrupsionit, pasi sipas tyre, Diellin e çastit që kanë lindur, e largon Hëna sapo nxjerr syrin mbi Surrel.

Kreu i prokurorisë Adriatik Llalla dhe koka e Kushtetutës Bashkim Dedja, pasi na interpretuan potencën e drejtësisë sipas ndikimit të Amerikës, fati u rezervoi ditë të mira në pasuri dhe ditë të zeza në karrierë.

Pra, nuk i beson askush horoskopit, se Yjet nga njëherë faqosen në format fatkeq për hajdutët, por se atyre që ikën, pse jo edhe këtyre që sot e gjithë ditën mbrojnë hajdutët e mëdhenj, ua sos shkëlqimin Ylli i Surrelit që ende ndriçon e udhëzon nëpër 360 gradët e rrethit zodiakal.

Astrologët e fateve, pasi planeti me fat i Presidentit Donald Trump lëshoi Ylber mbi Karolinën e Jugut dhe ai e kaloi, zgjatuan vijën e ndikimit të rrezeve të Horoskopit amerikan, edhe mbi Tiranën ku janë ngujuar tiranët.

Sapo stanari i Surrelit, ndjeu ndikimin e mirë mbi urinë e kafshëve që kullotin monopateve të monopoleve të 4 Klaneve Mafioze, doli në televizionet e inceneratorëve dhe përsëriti “Trump është turpi i njerëzimit”!

Aty u zëmëruan jo vetëm fshatarët që përditë studiojnë horoskopin amerikan, por edhe Galileo Galilei që lëshoi postulatin “Nuk mund të zgjedhësh një lule pa u shqetësuar një yll”.

Po, Ylli i Surrelit është i tërhuzur e turfullon si kalë.

Lulet e livadhit, pasi ju tha Charles McGonigal, besohet se do i këputen të gjitha.

Fshatarët ende presin, si parashikohet fati i hajdutëve sipas horoskopit amerikan të Altin Dumanit, megjithëse prokurori ka dy muaj i ngujuar, e nuk dihet si është “shëndeti” i tij./Pamfleti

zodiaku amerikan fati i hajdutëve

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë