TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë26 Shkurt 2024, 11:36

“Uotergejti Nr.2”, filmi i çifligarit me çitjane

Shkruar nga Sokol Pepushaj
“Uotergejti Nr.2”, filmi i çifligarit me çitjane
Çifligari i Surrelit /

 Një hardall me pasuri harami, pasi kalon trauma nëpër pavione psikiatrike, burgje e prapësi të pa imagjinueshme, arrin të zbehë edhe imazhin e Amerikës, duke ndarë detyra për shërbime ndaj tij, tek korifenjtë e inteligjencës, ekonomisë dhe politikave globale...

Rikthimi i Presidentit Donald Trump si mundësi e pritshme në Shtëpinë e Bardhë, ka çarë jo vetëm koren e hijes së misterit të mafies globale, por edhe ka lëvizur unazat nëpër baltën e florinjtë, në qendrën e gravitetit të industrisë së filmit.

Pasurimi i baladave epike me vjersha nga presidentë amerikanë për industrinë e filmit të ri të Hollywoodit, “Watergate number two”, nuk do mund t’u jepte krahë për fluturim në qiellin e suksesit ngjarjeve që mbërthejnë Botën, pa deshifrimin e epigrafeve mbi murin e ‘varrit’ të kryeministrit aksidental Edi Rama dhe kreut të FBI-së për New Yorkun Charles McGonigal.

Ngjarjet e personazhet janë vargan.

Ofertave të pa rezistueshme të çifligarit me çitjane nga Surreli, në filmin Hollywoodian, i bien në gjunjë edhe më kryeneçët e Globit.

Një hardall me pasuri harami, pasi kalon trauma nëpër pavione psikiatrike, burgje e prapësi të pa imagjinueshme, arrin të zbehë edhe imazhin e Amerikës, duke ndarë detyra për shërbime ndaj tij, tek korifenjtë e inteligjencës, ekonomisë dhe politikave globale.

Supremi sugjestiv, është kryehajduti ynë.

Paqëndrueshmëria në litar të pasigurisë, ku pushteti e paraja bëhen superfuqi, e vesh veshgjatin tonë, me lëkurë luani.

Nëpër livadhe të trurit që i trembet Donald Trumpit, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, personazhet publik të përkohshëm, kërcejnë si kecat nëpër kolonat e kontratave dhe kontrasteve që thërmohen në filmin hollywoodian Utergejti Nr.2./Pamfleti

“Uotergejti Nr.2”, filmi i çifligarit me çitjane

çifligari me çitjane uotergejti nr2

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë