TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Shkurt 2024, 10:20

Prokurorët amerikanë do sjellin në SPAK dosjen Rama- McGonigal

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Prokurorët amerikanë do sjellin në SPAK dosjen Rama- McGonigal
Rama -McGonical /

Po çfarë do të ketë brenda “Uotergejti” i Tiranës?!

Ngjante se Edi Rama nuk e thyen qafën pa ikur Sali Berisha.

Në fakt, Non- Grata konsiderohet si zemra e krye hajdutit, pasi dihet, 4 Klanet Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale janë bashkë, por pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, anatomia e mafies ka ndryshuar.

Pritet që këto ditë, prokurorët amerikanë, të sjellin në SPAK dosjen e plotë të korrupsionit gjigant të Edi Ramës me shefin e FBI-së.

Po çfarë do të ketë brenda “Uotergejti” i Tiranës?!

Ky skandal, sipas informacioneve tona, është i përmasave të frikshme, me korrupsion në sektorin e naftës, energjetikës, inceneratorëve, bankave, kibernetikës, nderimeve dhe skedimeve që mafia e Edi Ramës i nxirrte nga dollapët e kartotekave shqiptare, turke, ruse e kineze, shërbimeve diplomatike dhe fondacioneve që kanë nxirë rrugën e një populli pro amerikan, dhe i hidhte në treg, nën siglën “made in Amerika”!

Zemrat e lënduara të shqiptarëve pritet të pulsojnë normalisht tashmë.  

Ka zemër krye hajduti, pyesin fshatarët nga varka e qeverisë që lëkundet e nuk e po e ha ende dreqi?

Po po, edhe në fundin e pa shmangshëm, Djalli po lëngon nëpër legatat diplomatike, duke qepur këllëfë jastëkësh poshtë kokës së Charles McGonigal, për të mos e ngulur me kokë poshtë, mafien që furnizon me jetë, ata që po i nxijnë jetën demokracisë.

Vërtetë Babloku nuk ka zemër, por frymën po e mban.

Kështu, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, edhe nëse e ka kafshuar ndonjë çikë dardhën në kopshtin e Edenit, e fshehu pak gungëzën në fytin e vet dhe erdhi i fryu në gojë krye mafiozit tonë, bash në çastin që dukej se e rrëzoi për tokë e zeza e vet, ditën që kjo dosje po gjykohej përtej Atlantikut.

Ju mendoni si të doni, por fshatarët e kanë kuptuar se qarkullimi i gjakut të 4 Klaneve Mafioze lëviz përmes një koni muskulor, nëpër dy barkushet, atë antishqiptare dhe antiamerikane.

 Po, Babloku është fryma e mafies globale.

Daktilografët toksikë të makinës mediatike, këtë frymë të keqe, e kanë shpërndarë nga absurdistani i autostradave të mafies, gjithkund nëpër hapësirat ku thithin ajër fakir-fukarenjtë, e nuk mund të pastrohej pa ndërhyrjen e posaçme të republikanëve amerikanë në klimën e fshatit tonë.

Një fërfëllizë e ftohtë rrymash diplomatike, valëzon jo vetëm kallinjtë kokë poshtë të Mafies globale, deri në Olimp ku rri familja presidenciale Biden, por edhe po shkund Non- Gratën, Ilir Floririn, Lali Erin dhe Sulltanin e Surrelit, që fatmirësisht do të ngelen edhe në kujtesën më të errët të tyre.

Asnjëri nuk riprodhon shpjegim për pasuritë që posedon.

Në këtë skaj me mungesa sigurie dhe plot pjalm dollarësh, mafia është në para infarkt nga zemra, dhe e dobët nga fryma.

Dyshimi se pse Antony Blinken, ngjante se po i fryn në gojë Edi Ramës, nuk është tanimë një mineral i pa njohur.

Xeherori nuk do jetë në zëmër të shkëmbit, ku nuk ka eksploziv që e thërrmon, pasi pritet t’i pritet koka Demonit të Surrelit që kishte tmerruar edhe Shtëpinë e bardhë.

Sfondi i tablosë bardhë e zi është zverdhur e gërryer.

Ditët në vazhdim, pritet që Amerika të sjellë në SPAK dosjen Rama-McGonigal./Pamfleti

prokurorët amerikanë dosja rama mcgonical spak

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë