TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Shkurt 2024, 09:54

Dilema e madhe: A kanë 'bisht' dardhat që hahen pas shpinës së Edit?

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Dilema e madhe: A kanë 'bisht' dardhat që hahen pas
Antony Blinken /

Amerika po na thotë se dardhat e fshatit tonë nuk kanë bishta mbrapa!

Edi Rama dhe Charles McGonigal, kanë ngrënë “dardha” pas kurrizit të shqiptarëve dhe ambasadores Yuri Kim.

Është kjo në shpikje e re për Botën, por Babloku ynë, me paratë e vjedhura, arriti ta regjistrojë në analet e historisë së njerëzimit. Ato përplasje që u publikuan nga gjyqi federal i enëve të komunikimit në Uashington, mes gjysmës së mushkërive të mushkëllyera me të kuqe dhe gjysmës tjetër të përhirë nga Covid-19, por që ende është shpuzë e plazmon si prush, kanë përzier edhe empatitë e doktrinës së si do zgjidhet ky lëmsh që e ka ngatërruar krye mafiozi i Ballkanit. Para se të ngrohemi në “zjarrin” e 5 nëntorit, ku Amerika do të lëmojë binarët e vet me votimet që priten të nisin një tjetër epokë, duhet ta lidhim shpresën në thupër, jo në shkop, se aty Babloku ka lidhur gomarët e vet, deri në Shtëpinë e Bardhë.

Në bubël të bubuxhelëve, kokë-koshat që nuk ngopen me para të pista, po buburisin zemërimin, duke ngrënë dardhat e fshehur bishtat. Bishtas zvarriten edhe fshatarët tanë. Nëpër leksionet e fundit të Sekretarit amerikan të Shtetit, nuk lexojnë asnjë rresht, pse McGonigal u dënua me burg dhe Edi Rama u “dekorua”! Ja ngulën sytë stërhellit të tyre të gjatë, shtrydhën trurin e thanë, po, i lumtë Amerikës që ja kapën në fyt dardhat shefit të FBI-së, po bishtat ku janë, pasi dardhat e fshatit tonë e kanë bishtin mbrapa.

Po pse e stërhollojmë kaq shumë trashësinë e brumës që nuk e ha aq qeni, jo më Altin Dumani?! Dumani mbase ka të drejtë që nuk u ofrohet as Erion Veliajt, as Edi Ramës. Ç’na duhen ne ku shkojnë milionat e dollarëve, bishtajoret e dardhave, që mbase edhe nuk janë, pasi të gjithë po thonë, se nuk i shihni mirë dardhat, ato nuk kanë fare bishta?!

Drejtësia sot mendon njëlloj si Babloku, si Aleksandër Soros, si Tony Blair, si këta amerikanët që vijnë na thonë, e keni gabim; Edi Rama nuk është hajdut, dardhat që ja hanë pas shpinës së tij, nuk kanë bishta. Po po, vërja gishtin kokës edhe ti që shkruan, se kot, mos je gabim?!

Gjithë këta ministra, deputetë e zyrtarë që kanë ngrënë dardha pas shpinës së Bablokut, po të kishin dardhat bishta, nëpër alveolët e hojëzave të dhëmbëve të tyre, do kapnim paratë. Po ç’na duhet ne si i kemi frutat tona?! Amerika po na thotë se dardhat e fshatit tonë nuk kanë bishta mbrapa!/Pamfleti

dardhat bishti edi rama amerika

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë