TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë15 Shkurt 2024, 09:35

Antony Blinken dhe loja e golfit me një vrimë

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Antony Blinken dhe loja e golfit me një vrimë
Joe Biden /

Takimi i Sekretarit të Shtetit me Altin Dumanin, për bibliografët e medias së pa kapur nga mafia, shihet si kalim në lojën me një vrimë...

Mediat zyrtare të mafies shtetërore, po tallen me shqiptarët, duke e zbritur vizitën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, në nivelin e një loje golfi.

Po, të gjithë i njohin 4 Klanet mafioze dhe të gjithë po luajnë kush e fut topin e vet në vrimë.

McGonigal, nuk besoj se do të lidhte miqësi e biznes me Bablokun, nëse nuk do të dinte të hajë sushi dhe të luajë golf.

Këtë rregull të pashkruar në kodet elitave, e kishte shpikur Fatmir Mediu në shekullin e Saliut, kur paketonte në Gërdec fishekë kinez me etiketa perëndimore, dhe ua shiste amerikanëve për të vrarë ushtarë të NATO-s.

Ato kohë, kur Babloku luante golf me Yuri Kim, për ta futur topthin në disa gropëza, ministri ynë, me paratë e taksave të shqiptarëve, i bleu të dashurës vilë në Amerikë, ku edhe sot shkon bën pallë e fsheh pasuritë tona në ca grykela, struma moçalore, që Sekretari i Shtetit, do ishte e mirë të zgjidhte litarin nga strumbullari, për t’i dhënë një strunxë turinjve korrupsionit.

Shuplakë dërmuese duan demonët.

Ndryshe, t’i thuash Edi Ramës, mos ndërhyj në punët e Altin Dumanit dhe këtij të fundit, mos e ngacmo Bablokun, është t’i thuash të nesërmes, ma kthe faqen ta kafshoj si dje, që diplomacia të trumbetojë triumf, e viktimat të trumhasen e çoroditen, si turmë kafshësh nën tingujt e trumbetave të fitoreve nëpër humnera pa dalje.

Jashtë sipërfaqes së logjikës, Fatmir Mediu, i dënuar me burg në Itali me emër të falsifikuar, i akuzuar për krime në fshatin tonë, para ca ditësh, ishte në Mëngjesin e Lutjeve, krah figurave të nderuara të shtetit amerikan, në drekën me mishra deti të pa përpunuar, pastaj në darkën e golfit, me top në vrimën poshtë barkut të vlerave të vjedhura.

Sot që presim Sekretarin e Shtetit, ende sekretojmë, ende duartrokasim kriminelët që shtrëngojnë duart me “shpendët” që na fluturojnë përmbi pasuritë e pritshmëritë tona.

I pari kryeministri, fshin buzët e fsheh hilet e veta në lojën e golfit me ish shefin e FBI-së për New Yorkun.

Në lojën me 18 vrima, ta themi, sipas rregullave bazë të skocezëve para gjashtë shekujve, meqë ishte edhe Tony Blair aty, zgavrat u gërmuan nga Babloku në masën fiks 4 e 1⁄4 inç, që Altin Dumani dhe Yuri Kim, ta kenë vëmendjen tek vrima e jo tek topi, që edhe Antony Blinkenit t’ia orientojnë dialektikën andej nga lëvaren kallinjtë e dervishit, që shpon fytyrën e realitetit me gjilpërat e diplomacisë.

Antony Blinken dhe loja e golfit me një vrimë
Antony Blinken /

Babloku e McGonigal zgjodhën terren të vështirë.

Në hapësira e humnera nafte e gazi, Babloku jo një herë gjuajti topin e agjentit, duke shënuar në defterët e FBI-së nga “një up” për vete e nga “një poshtë” për mikun.

Që të mos harrojmë sushin, ata të dy dhe gjithë skuadra, nuk kishin nevojë për stërvitje, pasi mishin e gjallë e ha edhe Safet Gjici e golfin e luan edhe Olta Xhaçka, jo më këta.

Si hileqar, Babloku sot është mes dy zjarreve, McGonigal dhe Antony Blinken, që ta themi, gjithë fshati gëzohet nëse ndëshkohet rëndë me disa dënime “një poshtë”.

Edhe pse vëndimmarrja ka shumë hapësira, si në lojën e golfit, sa Babloku është hutuar e nuk di as ku të vendos top-lajmin, në kronikën e bardhë apo te zezë, takimi i Sekretarit të Shtetit me Altin Dumanin, për bibliografët e medias së pa kapur nga mafia, shihet si kalim në lojën me një vrimë.

Në është kështu, lojtarët e korrupsionit të 33 viteve, duhet të kërkojnë vrimën e miut e të zhduken nga jeta publike, pasi edhe Amerika është afër kapërcimit të Ylberit./Pamfleti

antony blinken loja e golfit

Lini një Përgjigje