Fundi i mafiozëve është krejt afër...
Edi Rama ka korruptuar edhe kohën.
I urryer nga shqiptarët, i izoluar nga ndërkombëtarët, si izotop atomik që deri sot ka shpërthyer këdo që i rri afër me magjinë e komploteve në spiunazh dhe diplomaci, e ka kuptuar se ditën që do zbresë nga pushteti, do të duhet të shpërthejë edhe vetë.
Atë kohë, që ngjan të jetë shpejt, do të duhet të hipë në tribunën ku pas grushtet zbukurohen me Byzylykë dy hallkash, të shtrënguara nga polici dhe drejtpeshimi, në peshoren e mëkateve.
Në para mbrojtje nuk ka as gardë, as gardh.
Edhe vizitën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, mediat e Bablokut, e ngjitën me pështymë në një shtyllë të kalbëzuar në rrugën e Elbasanit, ditën që banditët e Rilindjes vajtuan në derë të bashkisë së Kavajës, dashurinë e humbur të Edi Ramës me McGonigal.
Mbyllja në burg e Charles McGonigal për korrupsion të përmasave gjigante me Bablokun, dëmtimi i sigurisë kombëtare të SHBA-ve, i ka yshtur shqiptarët, jo vetëm të kërkojnë yshyrin e prodhimit të të mirave materiale e morale, por edhe të rrinë me sy tek dosja Rama-McGonigal dhe Antony Blinken.
Blindë-shpuesi vjen me një blidë, që gjithë fshati lutet t’ia varë Bablokut në qafë.
Është i egër, i trimëruar, pasi deri sot e ka bërë SPAK-un rrangallë, një makinë ruse që nuk ndezte as me të shtyrë.
Sekretari i Shtetit, nuk ka shanse të ngjajë ndryshe, veçse t’i montojë sistem të ri drejtësisë, pasi ligjvënësit republikanë amerikanë, janë përballë mafies së Bablokut tonë, në betejë me një bishë të egër që ka kafshuar keq edhe sigurinë kombëtare të Amerikës.
Përballë këtij lajmi të madh, kemi një tjetër edhe më të madh.
Për sinqeritet profesional, nuk po japim lajm shumë të ëmbël, si me thënë, kur do të arrestohen të tërë Peshqit e Mëdhenj këtej, pasi fshatarëve u janë dëmtuar dhëmbët nga sheqerosja propagandistike, por që kjo ka ndodhur, po, është çështje kohe.
Nuk e zë vegshi çorbën, se blerja e shefit të FBI-së është forcë e lidhje monolite me gjithë monopatet ku Amerika mbjell politikat e veta.
Edhe kur ne ngjitnim lajmërime nëpër shtyllat e shkrimeve tona, se patronazhistet e Edi Rames sigurojnë vizat amerikane kundrejt pagesave prej 10 000 euro, duke boshatisur Shqipërinë, për të plaçkitur me agjentë amerikanë e fondacione anadollake, Babloku shkrihej gazit dhe i ndërronte marsh e i shtonte gazin makinës se korrupsionit.
Nga tunelet e errëta, Mafia ka rënë në gropore.
Kodrinave përreth, ku fshatarët shijojnë lajmet e mediave të pa përdhunuara nga mafia, ndihemi mirë të ju rekomandojmë, të jeni me sy tek dosja Rama-McGonigal dhe Antony Blinken, pasi fundi i mafiozëve është krejt afër./Pamfleti
Lini një Përgjigje