Për sa kohë ekranet e inceneratorëve janë të hapura për hajdutët, Baton Haxhiu, do dalë atyre sinorëve si dele-dashi i Edi Ramës që e ka frikë edhe SPAK-u!
Baton Haxhiu, njëra nga kafshët biseksuale të informacionit, palavohet me pagesë, herë si dele e herë si dash.
Si lakmitar i lavdishëm i pasurimit nga mafia, edhe pse i ndotur nga balta, vrapon sa në një studio në tjetrën, të pastrojë plagët e Edi Ramës dhe SPAK-ut, vetëm që këta të mos dorëzohen para presionit të publikut, e t’ia heqin kapakun e turpit, trupit të qelbur të sistemit grabitqar, pasi sipas dele-dashit, është për të gjithë, me zarar.
Ato që dinë fshatarët për Baton Butonin, të mos guxojë t’i shprushë askush, pasi thëngjijtë e fikur do bëheshin prush, po na thuhet përmes ekraneve, publikisht. Dhe askush, as diplomatët perëndimorë, që ja duan të mirën demokracisë, ende nuk po i dalin përpara dele-dashit të Bablokut e t’i thonë, pasi ke vjedhur, të paktën hesht e mos kërcëno me jetë denoncuesit e krimit.
Çdo akuze konkrete, edhe kur përveç bizneseve pa bërë asnjë punë, paguhet sa shumëfishi i Presidentit të SHBA, për t’u dhënë debateve sens antiamerikan në interes të mafies qeveritare, Batoni ja ngul brirët si dash, për të fituar vëmendjen e deleve.
Nga Stani i Edi Ramës është bërë dash-dragua.
Një deleje gjuhustër të Saliut, që “blegërin” para SPAK-ut se Batoni ka mjelur Edi Ramën kusarisht fshatarëve, në kusi të inceneratorëve, ju betua se ai ka informacion se po llapi shumë, do ja hajë kokën bisha.
Në bisht të parmendës që plugon terrenin politik të drejtësisë, dele-dashi i qeverisë, mbjell gënjeshtra për të korrur besim, dhe përcakton ujërat termale, ku mund të shërohen të gjithë, edhe hajdutët, edhe viktimat.
Mjafton që dosjet e krimit gjigant, Altin Dumani të mos i hapë.
Po dosjet e Batonit a po hetohen, se fshatarët e duan pas hekurave?!
Ngeshëm, rrjetet sociale po ja ngjeshin gjithë dufin, jo vetëm Batonit dhe hajdutëve që janë zënë duke vjedhur, por edhe Altin Dumanit, që dele-dashi i Mafies po i nxin fytyrën, sa kohë triumfalisht ecën krah për krah tij.
Duhet thënë se po, sa kohë ekranet e inceneratorëve janë të hapura për hajdutët, Baton Haxhiu, do dalë atyre sinorëve si dele-dashi i Edi Ramës që e ka frikë edhe SPAK-u!/Pamfleti
Lini një Përgjigje