TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 6 Shkurt 2024, 13:42

Ylli i Shoqes Moza, shantazh me video intime nga hoteli i Klement Balilit...

Shkruar nga Pamfleti

 

Ylli i Shoqes Moza, shantazh me video intime nga hoteli i Klement Balilit...
Santa Quaranta dhe Ylli i Shoqes Moza /

“Eskobari” i LSI, ia jepte videot, ngaqë merrte pjesën e tij, dhe sepse disa video me dashuriçka e orgji sekrete politikanësh, zyrtarësh të lartë e biznesmenë të mëdhenj i merrte Ilir Meta; por manjaku Ylli Manjani, zhvaste miliona lekë dhe nga personat në kërkim, që fshiheshin e rrinin bashkë te hoteli i “Eskobarit” dhe nuk i raportonte megjithëse ishte ministër Drejtësie...

Resorti “Santa Quaranta” i trafikantit Klement Balili në Sarandë, ka qenë bazë qejfi e pazaresh për skuthin Ylli Manjani; të cilit, vajzat e LSI i kishin vënë nofkën “Manjaku”, ndërsa si “oturak” i Ilir Metës, u bë Zv/ministër Transportesh e Ministër Drejtësie në vitet 2013-2017.

Nëpërmjet këtyre dy posteve, ku “Eskobarin” Klement Balili e kishte vartës si Drejtor i Targa-Patenta-Transportit të Sarandës; dhe kontigjent drejtësie në kërkim për trafik droge, Ylli Manjani forcoi aq shumë lidhjet me Balilin, sa u bë “zot shtëpie” te hoteli “Santa Quaranta”.

Përveç 2 apartamenteve që Klemend Balili i dhuroi në Sarandë, Ylli Manjani, filloi të bënte biznes të madh nëpërmjet hotelit të Klement Balilit; jo si recepsionist, kamarier apo kuzhinier, por nëpërmjet shitjes së videove intime të klientëve publikë që shkonin në atë hotel.

Ish-ministri Ylli Manjani, me lejen e Klement Balilit, merrte të gjitha videot e politikanëve dhe zyrtarëve, që shkonin bënin dashuriçka e orgji te hoteli “Santa Quaranta” në Sarandë, për të cilat, gruaja e tij Etleva Çiço, thoshte se janë “fabrikë milionash”.

Me videot intime që merrte, “manjaku” Ylli Manjani shantazhonte zyrtarët vetë e nëpërmjet sekserëve, duke u kërkuar e marrë miliona lekë, nën kërcënimin se do t’i publikonte në media, në rrjetet sociale e do t’ia dërgonte familjeve të tyre e të dashnoreve.

Viktima presioni të videove që merrte e përdorte Ylli Manjani, kanë qenë disa ministra, ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë e drejtorë qendrorë që vidhnin miliona me tenderë, të cilët detyroheshin të jepnin miliona lekë në këmbim të heshtjes.

Madje shumica, kanë qenë drejtorë të LSI; si p.sh., i Rrugëve, ALUZNI-t, Hipotekës, Portit Detar-Durrës, Burgjeve, Hekurudhës, Arsimit, QSUT, Transportit, AKU, Bujqësisë, Fondit të Ilaçeve, Aviacionit Civil, Postës Shqiptare etj.

Te hoteli i Klement Balilit, ata shkonin me dashnore; me mendjen se ishin të sigurt në intimitetin e tyre, meqë “Eskobari” ishte i “Familjes LSI”, por nuk e dinin që regjistroheshin dhe videot përfundonin për biznes te Ylli Manjani.

SPAK mund ta zbardhë këtë krim, duke marrë 7 raportet e SHISH e Anti-krimit të Sarandës në shkurt 2014-prill 2016, ku thuhet se Klement Balili i dorëzonte Ylli Manjanit videot e klientëve.

SPAK, le të marrë edhe 23 denoncimet e bëra te Komisioneri i të Dhënave Personale, bërë ndaj hotelit “Santa Quaranta”, me akuzën se Klemend Balili, bënte regjistrime brenda dhe jashtë hotelit për llogari të tij e Ylli Manjanit, të cilët i përdornin për përfitime nëpërmjet shantazhit.

Si provë, SPAK të marrë deklaratën e Ylli Manjanit, bërë në media më 28 shkurt 2017, një muaj pas shkarkimit si Ministër Drejtësie; ku thotë, se ka parë dhe ka video ministrash, politikanësh e zyrtarësh me dashnore te hoteli i Klement Balilit në Sarandë.

Miliona lekë, Ylli Manjani zhvaste dhe nga personat në kërkim, që fshiheshin e rrinin bashkë te hoteli i “Eskobarit”, të cilët nuk i raportonte megjithëse ishte Ministër Drejtësie, por edhe duke i njoftuar për tu arratisur, kur vinin Letër-Porositë nga INTERPOL, madje këto Letër-Porosi, Ylli Manjani  i bllokonte, fshihte e nuk i dorëzonte në prokurori.

Miliona lekë, Ylli Manjani ka përfituar dhe nëpërmjet presionit me videot intime të personave të njohur të mediave e showbiz-it, të cilat i sekserizonte nëpërmjet bashkëshortes së tij Etleva Çiço, që në “FB” vepron me profilin fals “Shoqe Moza”. (Vijon)./Pamfleti

ylli i shoqes moza hoteli i klement balilit shantazh me video intime

Lini një Përgjigje