TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Shkurt 2024, 16:27

SHBA brenda një viti e hetoi dhe e dënoi McGonigalin, SPAK nuk i afrohet dot Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA brenda një viti e hetoi dhe e dënoi McGonigalin, SPAK nuk i
Rama-McGonigal

Më 16 shkurt SHBA jep vendimin për McGonigal për dosjen shqiptare dhe mbyll çështjen e tij, ndërkohë që në Shqipëri SPAK ka marrë vetëm dy bashkëpunëtorët e Ramës në pyetje, pa shkuar dot te kryeministri...

Afera McGonigal duket se do të jetë testi kryesor për Prokurorinë e Posaçme. Altin Dumani mburret se ata kanë dosje të bujshme në duar dhe do të godasin, por deri më tani nuk kemi parë ende të shkohet atje ku presin shqiptarët prej 30 vitesh. Sali Berisha u izolua në banesë, por ujqërit e tjerë lëvizin të lirshëm.

Dosja e cila duhet të zbardhet padyshim është ajo e aferës McGonigal. SPAK e BKH u ngritën sipas modelit të FBI-së amerikane, por në realitet nuk po veprojnë aspak si Byroja Federale. FBI brenda një viti e hetoi dhe e dënoi Charles McGonigal, ndërkohë që SPAK ka bërë vetëm dy lëvizje: Ka marrë në pyetje Dorjan Duçkën dhe Agron Nezën.

Për dosjen amerikane, pra ajo e lidhjes me rusët, ish-agjenti i FBI u dënua me 50 muaj burg. Ndërkohë pas 10 ditësh do të jepet vendimi për dosjen shqiptare. Prokuroria ka kërkuar 30 muaj burg dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh për McGonigal.

Në pretencën e Prokurorisë, kryeministri shqiptar përmendet të paktën tre herë. Sipas Prokurorisë amerikane, Charles McGonigal mori qindra mijëra dollarë nga një biznesmen shqiptar, i lidhur me qeverinë shqiptare. Edhe pse nuk përmendet me emër, bëhet fjalë për Agron Nezën.

I pandehuri Charles McGonigal mbikëqyri operacionet e sigurisë kombëtare për Byronë Federale të Hetimit (“FBI”) në Nju Jork pa i bërë të ditur FBI-së se ai kishte marrë qindra mijëra dollarë nga një biznesmen me lidhje me qeverinë shqiptare. Jo vetëm që i mori paratë – në para të gatshme – pa e bërë publike- siç e kërkon ligji, por ai gjithashtu avancoi interesat e biznesit të bamirësit të tij dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta.

Mashtrimi nga ana e të pandehurit pengoi zbulimin e konflikteve aktuale dhe të dukshme të interesit ndërmjet detyrave të tij zyrtare dhe interesave të tij financiare private. Ky është, në thelb, korrupsioni që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë.

I pandehuri është betuar se do të hetojë dhe parandalojë krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryejë ato. Për shkeljet e rënda të besimit të publikut, qeveria kërkon që gjykata të dënojë të pandehurin me 30 muaj burgim dhe ta urdhërojë atë të paguajë një gjobë prej 95,000 dollarë, një dënim në krye të Udhëzimeve të Dënimit të Shteteve të Bashkuara dhe në përputhje me Udhëzimet e Dënimit të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në pretencë.

Pas datës 16 shkurt, kambanat do të bien për SPAK. A do të guxojnë prokurorët që së paku të marrin në pyetje kryeministrin? Ka zëra se ai është pyetur, por zyrtarisht nuk konfirmohet asgjë.

SPAK duhet që të sqarojë publikun se sa i përfshirë është kryeministri shqiptar. Ilir Metës i është kopsitur dosja e lobimeve në SHBA dhe flitet se mund të arrestohet. Atëherë pse për kryeministrin nuk ndiqet e njëjta rrugë?

Faktet e dala deri më tani dëshmojnë se ish-agjenti i FBI është pagur për të kryer hetime të caktuara dhe po ashtu do të merrte favore në vendin tonë, ku planifikonte të hapte biznese. Tani sytë janë te SPAK dhe minimalja të ndiqet ajo që bëri SHBA. Për një vit ata e hetuan dhe dënuan McGonigal, ndërkohë që SPAK prej një vit nuk i afrohet dot Ramës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje