
E nëse ne vazhdojmë falltojmë se drejtësia tashmë është vegël qorre e mafies qeveritare, duhet edhe t’i ngjyejmë pak germat e këtij shkrimi në pyetjen: A janë në dijeni shërbimet amerikane se SPAK-un e ka “blerë” Mafia?!
Ambasadorja Yuri Kim, i ndezi vetë dritat e makinës së dyshimit, kur mes tre prokurorëve, Altin Dumani Ervin Kondili dhe Adnan Xholi, shkëputi Altinin si më të ndershëm, dhe këputi lugjet që sillnin ujë tek mafia, përmes dy prokurorëve të tjerë.
Kaq nuhatje e kanë fshatarët e etur për mbi vlerësime, se mirë bëri diplomatja që përkrahu atë që kryeministri e kishte thënë haptas, nuk bën për drejtues të SPAK-ut, çka nënkuptohej lehtësisht, nuk është i pastër.
Nënvlerësimin, Babloku e bëri shpjet nënvleftësim.
Ja zbehu vlerat SPAK-ut, jo vetëm me deklaratat publike se Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, nuk na e sollën me avion amerikanët, por e ka krijuar dhe e komandon Partia Socialiste, por më shumë me përdorjen e Altin Dumanit si mburojë për akuzat ndaj tij dhe Erion Veliajt.
Tek veprimet konkrete te drejtësisë, nuk ka fare divergjenca. Besueshmëri bie përditë e më shumë, dhe tanimë nuk dallon cili është Atlini pro amerikan, e cilët janë tjerët proqeveri.
SPAK ngjan të ketë marrë formën e enës së mafies. Po, specialistët e antivlerave, i kanë gjithmonë sëndukët plot me vagonë dollarësh e vargoj ngjarjesh.
Ndërkohë që nga vagoni i dosjes Rama-McGonigal, republikanët e Shtëpisë së Bardhë po shkarkojnë zhavorr për të suvatuar murin e lagur të FBI-së, Babloku ynë lidhi për litari edhe Altin Dumanin, për të lëmuar krimet e veta.
Altini nga Shkodra, foli me gjuhën e Edi Ramës.
Pyetjes se pse publiku akuzon SPAK-un si të lidhur me mafien dhe nuk heton Edi Ramën dhe Erion Veliajn, i besuari i Yuri Kim ju përgjigj si një kalama që ka vjedhur me shokët ca “dardha” dhe justifikohet para mamasë: “Gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës. Mund të jesh i pavarur, por zgjedh të flirtosh me pushtetin”.
Dashuritë e fuqishme janë ato të fshehtat, të ndaluarat, apo jo?
Fshehurazi, Babloku na i paska montuar edhe Altin Dumanit manometrin me zhivë, për t’i matur nivelin e nevojave ekonomike.
Aty ku njeriut, edhe prokurorit, i pulson pulti i kultit, sipas ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, trokiti bamirësia e një organizate fetare, për t’i falur një apartament Altin Dumanit.
Këtu jemi në pikën ekstreme.
Cilido pranon të falura bëhet faltore.
E nëse ne vazhdojmë falltojmë se drejtësia tashmë është vegël qorre e mafies qeveritare, duhet edhe t’i ngjyejmë pak germat e këtij shkrimi në pyetjen: A janë në dijeni shërbimet amerikane se SPAK-un e ka “blerë” Mafia?! /Pamfleti
Lini një Përgjigje