TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Shkurt 2024, 10:01

“Tigri” kafshoi Bablokun, Altin Dumani do duhet ta mjekojë!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

“Tigri” kafshoi Bablokun, Altin Dumani do duhet ta mjekojë!
Kreu u SPAK /

Altin Dumani, i akuzuar nga ish zëvendëskryeministri se ka përfituar apartament dhuratë nga një organizate fetare, do të duhet me patjetër të mbrojë edhe veten, edhe të shërojë plagët që morën Babloku dhe Lali Eri nga kafshimi i “Tigrit”, që për fat dhëmbët i ka të fortë e do vazhdojë sulmin...

I lumtë “tigrit” të fshatit tonë...

Doli trimërisht nga pyllishta e flamujve të bardhë, u kacarrua në një rremb të rrjetit mediatik, dhe ja nguli dhëmbët kafshës më të rrezikshme që po bën namin e zi pyjeve të korrupsionit.

Cilido e njihte prej afër “Tigrin”, e dinte se po, një ditë do të ndeshej me Bablokun dhe Lali Erin. Sa kishte jetuar afër tyre, si gjithë të tjerët, ishte keqtrajtuar.

Edhe thërrimet pas ushqimit, duhen mbledhur e numëruar për Mbretin e pyllit.

Fshati e mësoi se Babloku dhe Lali Eri, jo vetëm kanë vjedhur gjithçka ka humbur këtej, por edhe sillen barbarisht me ministrat, oligarkët, bizneset, zyrtarët, qytetarët, drejtësinë dhe ditët që jetohen në terr e tmerr.

Edhe lepujt, kaprojtë, delet e gomarët, janë egërsuar. Po kafshojnë tërthorazi njëri-tjetrin me tërbim luanësh e krokodilësh.

Dikush ka sot të dëmtuar diafragmën e hundës a të syrit, dikush tjetër të veshit apo stomakut.

Nga kasaphana që Arben Ahmetaj, personi më i afërt i kryeministrit, regjistroi në altarin e hajdutëve, me diatezën foljore ose dëshminë dërmuese, Babloku dhe Lali Eri janë vetëm për burg.

Ata dhe SPAK-u fshehin të vërtetën, mbrojnë krimin, vetveten.

Shqiptarët, na qenkan mashtruar nga vetë SPAK-u, se pronar i inceneratorit të Tiranës është Mirel Mertiri.

“Tigri” i sfidoi.

Është tjetërkush pronar, u tha shqiptarëve.

40 për qind të inceneratorit të Tiranës, Babloku dhe Lali Eri ja kanë dhënë një të besuari të tyre me lidhje qeveritare, emigrantit shqiptaro- zviceran, Blerim Hoxha.

Ky Blerimi, hap e mbyll edhe tubat e naftës me Rusinë, se qenka i qeveriut.

Që sot, emri i panjohur Blerim Hoxha dhe 20% të inceberatorit që kalojnë në Parajsat Fiskale, kanë bërë me dhimbje koke, kokën e krimit ekonomik të shekullit.

Edhe thuajse gati gjithë televizionet dhe frëngjitë e informacionit, u bënë me diarre pas dëshmisë së ish zëvendës kryeministrit.

Ata që përfitojnë nga paratë e inceneratorëve, bëjnë radiografinë e korrupsionit dhe mbushin me pluhur gjithë rrugën ku kanë shkuar paratë.

Dialektika e komunikimit, pasi janë në dijeni edhe tre shërbime të huaja, ndryshon që sot.

Altin Dumani, i akuzuar nga ish zëvendëskryeministri se ka përfituar apartament dhuratë nga një organizate fetare, do të duhet me patjetër të mbrojë edhe veten, edhe të shërojë plagët që morën Babloku dhe Lali Eri nga kafshimi i “Tigrit”, që për fat dhëmbët i ka të fortë e do vazhdojë sulmin.

Meqë jemi këtyre anëve, këto organizatat që na “falin” për gjynah kreun e SPAK-ut, kush i heton, se përmes tyre, Bota njeh pastrim parash e terrorizëm.

Që të falë dikush apartament, aq më tepër prokurorit, është rast unik në Botë. 

Edhe shërbimet e huaja kanë shumë fotografi se si kafshët e trajtuara keq nga Babloku i korrupsionit, sillen e mbështillen të trembura, derisa arrijnë një farë lirie.

Në qeveri kemi edhe “Tigra” e “Tigresha” të tjera, që shumë shpejt do e shqyejnë copë-copë të zotin, pasi ushqimi në shkretëtirë nuk sigurohet lehtë.

Vijat lehtësuese, mbi të cilat Altin Dumani po vajton veten e akuzuar dhe Bablokun e plagosur nga “Tigri”, nuk mund të jenë për gjatë paralele ushtrimesh që ngjallin të rënët si heronj të korrupsionit.

Pas kësaj përleshjeje të bukur, duhet thënë se “Tigri” na kafshoi Bablokun, Altin Dumani do duhet ta mjekojë!/Pamfleti

altin dumani babloku tigri

Lini një Përgjigje