TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë31 Janar 2024, 09:39

Sado të marrë SPAK-u, Qeverisë nuk i mbarojnë hajdutët

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Sado të marrë SPAK-u, Qeverisë nuk i mbarojnë hajdutët
SPAK dhe Edi Rama /

Që të gjithë qeveritarët na qëllojnë hajdutë, merita i takon patjetër kryeministrit...

Fajtor pse vidhet, nuk ka kurrë këtej.

Non-Gratat e opozitës me ato të qeverisë vetëm këtu ndryshojnë, tek mundësia për të vjedhur.

Rregullat dhe normat e tranzicionit 33 vjeçar, i shkelin gjithmonë ata që vjedhin më pak, opozitat.

Pakicat janë fajtore, sa kohë nuk kanë fajkore të mira të peshkojnë si fajkua, dhe përtej kësaj, kur kalon kohë e gjatë që duhet marrin fajde tek shumica qeveritare.

Të gjithë e dinë, edhe perëndimorët, se edhe opozitarët kanë vila e makina luksoze, pasuri e katandi, por katandisja në lojëra katana, i lë si fëmijët me biberon në gojë, eja ma mbush, ose më jep një kat pallati të jap tetë deputetë.

Babloku është mjeshtër i lojërave me fëmijë, se fëmijërinë e kaloi në varfëri.

Është i vetmi në Botë, që pasi u dogj, u poq.

E kishte provuar të mbajë barkun me dorë si refugjat në Francë, të ndahet me vëlla Olsin që me zor fitonte bukën e gojës si emigrant në Amerikë, ta braktisnin gratë e të mbante gjysmën e hundës me dorë deri sa të vejë në spital për ta qepur.

Prandaj i ka çelur qepallat e bën qepaze edhe SPAK-un

Qeverisja e Bablokut, haptas, përbëhet nga një lëndë e vetme, hajdutëria, është një trup i vetëm, i gaztë.

Ky pra është shkaku që nuk zgjat gëzimi, as pse u burgos Lefter Koka, ditën që Babloku u betua para amerikanëve se do e presë derrin nga bishti, as pse u vunë në radhë për burg Ilir Beqaj dhe Olta Xhaçka.

Sa herë Babloku lëshon nga saranxha peshq për në SPAK, është saraf, koprrac i madh, zgjedh më të vegjlit.

Prandaj drejtësia punon avash, se peshqit kanë shumë leskra e hala.

Është e vërtetë se sa herë drejtësia i hapë saraçineskën Qeverisë, nga gypi hinkë shkarkohen hajdutë të vegjël, sa herë Babloku duhet të mbush bombolën, po hajdutë përzgjedh.

Pra, edhe pse më shumë se gjysma e qeverisë, sot është në enë të Altin Dumanit, Babloku ua ka gjetur dermanin derdimenëve perëndimorë.

E mbush qeverinë me hajdutë rinj, për pazare të reja.

Me pak fjalë, sado të marrë SPAK-u, Qeverisë nuk i mbarojnë hajdutët!/Pamfleti

spak hajdutë qeveria

Lini një Përgjigje