TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Janar 2024, 09:15

Amerika na e ka “fajin”; McGonigal i ngeli në dorë Bablokut!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Amerika na e ka “fajin”; McGonigal i ngeli në dorë
Edi Rama dhe Charles McGonical /

Biznesmenët që u besojnë magjive, e hëngrën. Humbën miliona dollarë duke i investuar për shëndetin e kalit të Bablokut...

Ditën që Amerikës i ngeli në luftë kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar Charles McGonigali, Edi Ramës i ngordhi kali.

Kafshën e egër të FBI-së, Babloku ynë e kishte blerë me dollarë amerikan, në  një pazar, ku  shtazët shiteshin edhe me lira turke, rubla ruse dhe renminbi kinez.

Pasi e kishte përdorur një ish spiun i Sali Berishës, ja la në dorë sheikut tonë.

Gërdalla ende i kishte ca dhëmbë në gojë.

I kërcente Babloku mbi shalë, i ofronte ndonjë gomaricë, ja mbushte trastën me tagji, deri një ditë, që nga ngarkesa i theu kërbishten.

Në fshatin tonë ra kuja.

Biznesmenët që u besojnë magjive, e hëngrën. Humbën miliona dollarë duke i investuar për shëndetin e kalit të Bablokut.

Vetëm në magjen e Saliut u shtua bereqeti.

Një copë letër me diçiturën Non-Grata, që na kishte kushtuar sa qimet e kokës për ta groposur Saliun, ju bë shkallë e hipi deri në kat të tetë.

Nëpër mistikë të mistrisë, që amerikanët na i paskëshin dhënë Altin Dumanit për të suvatuar të çarat e pazarit, dëgjohen të qara ministrash, politikanësh, zyrtarësh e gazetarësh.  

Charles McGonigalit nisën t’i këndojnë me vaje.

Vetë Babloku i lëshoi lotët rrëke.

-Humbëm mikun, por jo çifligun. -i ngushëllojë miqtë mafiozë.

Andej, ku kishte rënë zi e madhe, Alexandër Soros gërvallej se McGonigal, edhe pse i aksidentuar, nuk do të ngordhë.

Po republikanët e Shtëpisë së Bardhë na japin të tjera lajme. Megjithë përpjekjet, miqtë e tij nuk ja shpëtuan dot kalin Bablokut.

Lajmi u rrit shpejt e mori morë krahë.

U shkrua se McGonigal e mbylli kapitullin në jetën tokësore, pasi humbi betejën në flakët që ndezi oligarku rus Oleg Deripaska në një pus nafte në Patos.

Që Babloku ja ka bërë naftën çdo pune, nuk ke nevojë për asnjë referencë.

Citatet po, duan edhe referent, ndryshe nuk mbahet në enën e vet dhe e pa avulluar, vlera.

Kur një kushëriri ynë, Kristofor Kolombi, më 12 tetori 1492, zbuloi Amerikën me popullsi më të vogël se Tirana e Lali Erit sot, ne botonim në faqen zyrtare të memories kulturore, studimin me titull: “Gomarin nga balta e nxjerr i zoti”.

Kjo lëndë, e pa ndryshkur nga shkenca, vlen edhe për gomarin, edhe për kalin, edhe për njeriun.

Charles McGonigal, mbase është ashtu siç llafosin socialistët e spakistët, se aksidentalisht i ngeli në dorë Bablokut, por një llaf i shkurtër ka ecur cep më cep të Globit, se më 16 shkurt, kufomës do i presin thonjtë e do t’i heqin patkonjtë.

Babloku ndjen dhimbjen, i dridhen këmbët. 

Që kur humbi McGonigalin, i ra reputacioni.

Të lësh kalin e të hipësh në gomar, nuk të përshëndesin as miqtë.

Po, ka arsye Babloku që merr karrocën e invalidit e kullufit ndonjë darkë me Aleksandër Vuçiç, viziton panairin e kompanive tona në Madrid dhe i pëshpërit në vesh Alexandër Sorosit, ç’të bëj miku im, mbeta sakat, po ma fusin Amerikanët, dhe për çfarë, vetëm se më ngeli në dorë McGonigal./Pamfleti

charles mcgonical amerika babloku

Lini një Përgjigje