TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë23 Janar 2024, 09:47

McGonigal “kryqëzon” Edi Ramën në “kryq” të mëkateve

Shkruar nga Sokol Pepushaj
McGonigal “kryqëzon” Edi Ramën në “kryq”
Edi Rama dhe Agron Neza /

Agron Neza ka ardhur me urdhër nga Amerika për të vënë në punë amperin e SPAK-ut dhe për të sjellë ampulën për Bablokun dhe ca “gozhdë” për kryqëzatën e pritshme...

Babloku nuk del shëndosh në pranverë. Në gjysmërruzullin veror, duhet të bëjë gjysmërrotullimin, që do të thotë, mbrapa kthehu e me hap rreshtor para marrsh, drejt transparencës së pasurive dhe drejtësisë.

Është zënë “shah mat” në dosjen McGonigal dhe do të “kryqëzohet” në “kryq të mëkateve.

Po si shkrepi rrufeja në Diell të synimit, kur Babloku i kishte çuar selam Amerikës se me Altin Dumanin nuk ke punë, është imi?!

Në fakt, Altini ishte shtrembëruar pak, pasi këtej, të gjithë zyrtarët janë nga pak mëkatarë.

 “Shkelnin” përmbi dosje Olta Xhaçka, Ilir Beqja, Fatmir Mediu, Frida Krifca, Sali Berisha, Ilir Meta, Lali Eri, dhe era e lehtë e drejtësisë, rrëzonte vetëm ca gjethe të thara nga degët e mafies.

Ampermetri i ambasadores Yuri Kim në katalizator të SPAK-ut, lajmërohej jashtë përdorimi nga vetë kryeministri, por ndërhyrja e ca fshatarëve republikan në Shtëpinë e Bardhë, nuk mund ta pranonin këtë kataklizëm nga ca katanike që lundronin ujërave me peshq grabitqarë të Ballkanit.

Çarli Çaplini ynë, sa herë Babloku e nxirrte në skenë me aktorët komikë të trupave xheniere të hajdutëve, nuk merrte duartrokitje, as nga fshatarët tanë që sytë i kanë ende nga premtimet e shtetit të lirive dhe të drejtave njerëzore.

Kështu janë ngatërruar problemet këtej.

Elektroliza nuk zbërthehej pa ndihmën e Senatit Amerikan.

Agron Neza, njëri nga ata që kishte bërë biznes me grupin mafioz të shefit Qeverisë sonë dhe FBI-së së New Yorkut, trokiti në derën e SPAK-ut befasisht. Ai nuk erdhi këtej me dëshirën e Bablokut, por për të zezën e tij dhe me shtyrjen e fortë të miqve tanë në Amerikë.

Ju e patë si u prit miku i Bablokut Neza.

Inceneratorët ndezën blitzet e televizioneve, Babloku ndezi zemërimin me Altinin që i doli nga shinat e besimit për të eklipsuar të vërtetën, se Agron Neza ka ardhur me urdhër nga Amerika për të vënë në punë amperin e SPAK-ut dhe për të sjellë ampulën për Bablokun dhe ca “gozhdë” për kryqëzatën e pritshme.

Ca “gozhdë” për kryqëzimin e mafiozëve tanë i kishte sjellur edhe Dorian Duçka, e të tjera do sjellin këto ditë të tjerë aktorë të dosjes Rama-McGonigal.

Impakti është i menjëhershëm.

Amulli mendore në dhomat e të papriturave.

Pengesat për Bablokun janë tashmë të pakalueshme.

Agim Neza, normalisht duhet të jetë rrëfyer si Charles McGonigal, pasi andej nuk ka kaq budallenj sa këtej.

Duam të themi, se vendimi gjyqësor i datës 16 shkurt në Amerikë, është i vlefshëm për krimin e Bablokut dhe gjithë atyre që përdorën ish shefin e FBI-së për korrupsionin galopant dhe pastrimin e parave të krimit.

Pra, sot e tutje, Babloku duhet të tutet, pasi ka ndodhur ajo që ne e themi prej vitesh e përditë, Yuri Kim di gjithçka, ajo një ditë të bukur e me diell, do ja fikë dritën mafies, do zërë “shah mat” më të rrezikshmin, Edi Ramën. Dhe 3 Klanet e tjera Mafioze./Pamfleti 

mcgonical edi rama në kryq të mëkateve

Lini një Përgjigje