TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Janar 2024, 10:28

Yuri Kim dhe ‘molla me krimb’

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Yuri Kim dhe ‘molla me krimb’
Yuri Kim dhe ‘molla me krimb’ /

Të gjithë janë origjinalë, hajdutë bio, antiamerikanë, por qershia mbi tortë në këtë shfaqje qesharake, ngjan Yuri Kim.

Krimbat e ambasadorit Alexandër Arvizu, gabuan që u bënë peshq, pasi nuk e dinin se në Amerikë, fruti që ka krimb brenda, nuk ka pesticide, është organik, bio.

Po ndryshe janë frutat e fshatit tonë.

Ato janë hibride, plot helme e të rrezikshme për organizmin e drejtësisë.

Mollët, dardhat, kumbullat, luleshtrydhet e pjeshkat me bazë femërore, gjithë gjë e gjallë e mafies sonë, i ka “kafshuar” nga pak në Edenin e Qeverisë.

Edhe ata të SPAK-ut sekëlldisen, kur i lëndojmë në dhëmbin e keq, që i kërcënon se do ua shkulë Babloku, nëse i afrohen më shumë se kaq Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lali Erit.

Lali Eri dhe Babloku ishin kacavjerrë në degë edhe ambasadores Yuri Kim, derisa e kuptuan se është rrezik për ta, “mollë” me krimb, bio amerikane dhe jo nga ato që e hedh në kosh Olta Xhaçka.

Edhe Babloku Olta Xhaçkë është, pastron shportën, sa Altin Dumani akuzohet nga publiku, se ja ka marrë dorën, largon “krimbat” e frutat ja rikthen prapë qeverisë.

Po, është zakon i vjetër ky, pasi janë shumë mafiozë, diplomatë, heronj të tradhtive të dukshme e të padukshme, që lëpijnë gishtat, sa herë u ngulnin thimthin, aty, afër krimbit të frutave të kësaj qeverisjeje boi antiamerikane.

Edhe vonesa kaq e gjatë e një ambasadori të ri amerikan, ka lidhje me pasuritë e krimbura të koshares sonë.

Këtej të tërë kanë vila e makina luksoze, jetë përrallash, “mish” të ushqyeshëm e me lëng.

Merr formën e enës secili, edhe zëvëndëskryeministrja, që Babloku e përdor si mashë.

Ky dihet, gjithë thëngjijtë i kap me duart e të tjerëve.

A mund të më thotë dikush, pa urdhër të Bablokut firmosen tenderë e afera korruptive, apo SPAK-u në kokë të vet kërkon afro 5 miliardë euro, që vetëm për vitin 2023 dega e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i ka shpërdoruar përmes kontratave koncensionare dhe PPP-ve?!

Lëvizjet e SPAK-ut rreth “mollës” së Ramës, ngjajnë si njerëzore.

Nëse këto 5 miliardë euro, bien në “dhëmbë” të Altin Dumanit, Bablokut i duhet një tjetër zëvendëskryeministër.

Po, ne jemi të prirë të dyshojmë.

Jo për gjë, por në 33 vjet mashtrime, mund të mendojmë se po u përtyp edhe ky, po i fshiu buzët si me inceneratorët e Lali Erit apo dosjen Rama-McGonigal, atëherë po, fshatarët mund të mendojnë se edhe Altini u amerikanizua për fare, si Adriatik Llalla e Arben Kraja, që u shijonin “frutat” bio, me krimb brenda.

Në farë të gjësë, edhe gërsheti i ngatërruar i Frida Krifcës për europianët, melhemet e Ilir Beqjas për dy prokurorë të SPAK-ut, paja e madhe e Olta Xhaçkës për burrin, nga jashtë janë si molla, e përbrenda, aty afër thelbit ku gjithmonë rri Babloku, kanë krimba.

Të gjithë janë origjinalë, hajdutë bio, antiamerikanë, por qershia mbi tortë në këtë shfaqje qesharake, ngjan Yuri Kim.

Kanë rënë në kurth hajdutët, pasi po, të gjithë ata që kafshuan fruta, që ju lëpinë edhe asaj, shumë shpejt do të kenë nevojë edhe për dentistin e burgut. 

E thamë edhe në fillim, gabuan krimbat e Alexandër Arvizu që u bënë peshq, por më shumë akoma u ngulën në gabim, kur nuk besuan alfën e diplomacisë, se çdo Yuri Kim, qëllon mollë me krimb./Pamfleti

yuri kim molla me krimb

Lini një Përgjigje