TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Janar 2024, 10:15

Ripropozimi i ambasadorit David J. Kostelancik trondit mafien politike shqiptare

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Ripropozimi i ambasadorit David J. Kostelancik trondit mafien politike shqiptare
Ambasadori David J. Kostelancik /

Amerika e donte në burg Saliun, jo se ka vjedhur më shumë se Babloku, por se ishte trung i moçëm, i kalbur në pyllin e korrupsioni dhe politikave të kryqëzuara arabo-aziatike...

Në përkujdesje për ekosistemin ballkanik, Yuri Kim i bëri këmbët me kallo nga zyra në zyrë e mali në mal, por asnjëherë nuk vajti fushave të Gjirit te Lalzit, Kodrës se Diellit apo andej ku mafia dhe hashashi gjelbërojnë, pasi shmangia e pasojave të pa parashikuara, ende është debat delikat.

Mblodhi maleve ca shkarpa e ndezi një zjarr tek stalla ku Sali Berisha grazhdonte bagëtitë.

Edhe kaq, jo keq, pasi edhe fshatarët ndezin pisha në mal, që egërsira të mos i ofrohet vathës.

Por këta janë mjeshtër të gurit e drurit, të hurit e litarit, të euros e dollarit.

Rreth zjarrit të Saliut me degë të holla, të mëritur e mërdhitur nga temperaturat e ulëta që vijnë nga Amerika, nisën të ngrohin duart e vezët, ranë në ujdi që sa për sy e faqe, aty të djegin vetëm ca hajdutë të vegjël.

4 Klanet Mafioze, gjithë ditën ngrohen rreth oxhakut me shkarpa e gjithë natën marrin pyjet e Lali Erit me sopatën e Ndrangetës në duar, për të mbledhur ca shtalka, nga ato që amerikanët nuk i njohin.

Nëpër tym të Saliut, ngulin kunja drurësh, rripa dërrasash e bëjnë paterica që të dalin si viktima të sistemit, nga rrethi ku janë izoluar.

Zhbllokimi i situatës amorfe, me lëvizjet rrotulluese të presidentit Joe Biden që ripropozoi ambasadorin  si diplomat këtu në Tiranë, njohës i mirë i shqipes dhe veseve të grabitqarëve, i ka zverdhur gjethet e mafies që ambasadën e duan memece, në pak orë.

Shufrat e brendshme të pështjellakëve ngjyra-ngjyra, që i ndërrojnë me njëri tjetrin 4 Klanet Mafioze pasarelave anti amerikane, kanë dëmtuar edhe mikroskopin e SPAK-ut.

Prokurorët nuk futen nëpër idilet e jetës apo iletet e hajdutëve të Qeverisë, se sëmundjen e kanë ngjitëse këta. 

Edhe prokurorët, shumica me epilepsi anti amerikane, nëpër tym, kërkojnë klimën e përshtatshme për organizmin, ndryshe Babloku, u varë troken në qafë e u numëron paratë, vilat e rrathët e zinxhirëve, deri tek kroi, ku mafia mbush shtambat me ujë çdo ditë.

Këtej, të gjithë kanë pirë të njëjtin ujë, të gjithë janë bashkë, prandaj edhe guxojmë të shpërndajmë sinjalin telegrafik, Amerika ndez shkarpa, Mafia ngul shtalka!/Pamfleti

ripropozimi i ambasadorit #david j. kostelancik mafia politike

Lini një Përgjigje