TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë10 Janar 2024, 10:24

Pse Edi Ramën e braktisën Alexandër Soros dhe Yuri Kim?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Pse Edi Ramën e braktisën Alexandër Soros dhe Yuri Kim?!
Edi Rama /

 Letrat e novelës dramatike, me germa në baltën e dosjes Rama- McGonigal, janë hija që nuk i freskon hajdutët pas luleve të thara në mbretërinë e heshtjes diplomatike të “plagosur”...

Edi Rama është në fundin e tij të zi, ose më thjeshtë, afër kapitullimit.

Si njëri ndër 4 Klanet Mafioze, ka ca kohë që në Amerikë është ‘non-grata’ në ambientet e politikës.

Prokurorët kanë kërkuar 30 muaj burg për Charles McGonoigal, i përdorur nga Edi Rama, duke dëmtuar shumë interesat amerikane.

Politikat publike të skandaleve rrugaçërore,  kanë reduktuar rrugët ajrore jo vetëm të Ilir Metës dhe Edi Ramës, por edhe të mijëra zyrtarëve të lartë të shtetit, që vizat amerikane dhe pasaportat blu, nuk do ju pijnë më ujë, pas zgjedhjeve të së martës së dytë pas të hënës së parë në SHBA.

Një burim i yni, është i shqetësuar se zyrtarët mafioz shqiptarë kanë arritur të eklipsojnë pasuritë andej dhe të shfrytëzojnë të çarat e mafies në ambasadë për azile, të konsideruara të rrezikshme edhe për demokracinë amerikane.

Kjo frymë, edhe pasi ne kemi dërguar disa fotografi, është pak azmatike sot.

Pra, ca pika shiu më shumë, po bien në kopshtet e shqiptarëve, që kur mafiozëve filloi t’u ngushtohet hinka e grykësisë në kabinat e xhamit të trashë në ambasadën amerikane, ku Babloku dhe Lali Eri ndanin çmimet e lëvizjes së lirë për hajdutët e pasurisë dhe lirisë sonë.

Letrat e novelës dramatike, me germa në baltën e dosjes Rama- McGonigal, janë hija që nuk i freskon hajdutët pas luleve të thara në mbretërinë e heshtjes diplomatike të “plagosur” pak.

Spitullaqët e sfidave, sa herë i fryjnë zjarrit, bëjnë tym.

Avuj dhe blozë, shpërndau Lali Eri, me mungesën e municioneve për mbajtjen gjallë të thashethemeve që ishte mësuar të na sjellë nga përtej Oqeanit, se Babloku jo vetëm komandon SPAK-un, por edhe Alexandër Sorosin dhe ambasadoren Yuri Kim, nënëmadhen e Altin Dumanit.

Hapja e dosjeve të inceneratorit të Tiranës dhe McGonigal, erdhi vetëm pasi prapanicat e konsumuara nuk shuanin etjen e arrogancës fshatare me Arben Krajën, ish hetues i diktaturës komuniste dhe shumë prokurorëve, gjykatësve e hetuesve që duket qartë se kanë pasuri me të vjedhur, njëlloj si hajdutët që ata vetë i gjykojnë.

Logjikën e shkrimit tonë, nuk e daravit fare fakti, se edhe Hyjnesha e drejtësisë erdhi në jetë si Justicia me sy hapur dhe iku nga jeta si Themis me sy të lidhur me shami.

Ndryshueshmëria lind nga supremacia, apo jo?!

Që kur Spiderman-ët, po i paguajmë si peshkatarë që mbajnë kallamin kot anash përrenjve të korrupsionit, shtratin e të cilëve e kanë gërryer në thellësi McGonigal e Tony Blair, e në gjerësi Alexandër Soros dhe Yuri Kim, anijet e Gjegj Lucit kanë ngecur në molin e morracakëve që kruhen me gishtat e propagandës “na do Amerika”.

Por ky artific, nuk mbush as gëzhojat e shashkave për fëmijë.

Tek kujdesi prindëror dhe kujtesa pingël, mundesh të ngjitësh me pështymë pyetjen; pse Edi Ramën e braktisën Alexandër Soros dhe Yuri Kim?!/Pamfleti

edi rama aleksandër soros yuri kim

Lini një Përgjigje