Njihuni me deklarimin pasuror të bërë nga kryeministri Rama në ILDKP...
Zbardhet pasuria e kryeministrit Edi Rama. Prej afro 2 vitesh në ILDKP ishin bllokuar publikimet e deklarimeve pasurore për pushtetarët, por bllokada është hequr dhe “Pamfleti” ka siguruar deklarimin më të fundit të bërë nga kryeministri, atë të vitit 2022.
Ajo që bie në sy është se vetë Rama ka deklaruar pagën si Kryeministër dhe shumë pak të ardhura nga veprat e tij artistike. Në vitet e mëparshme Rama deklaronte fitime të larta nga pikturat dhe nga libri “Kurban”. Për shembull në vitin 2020 ka deklaruar afro 18 milionë lekë të vjetra fitime. Por shitjet duket se i kanë rënë kryeministrit, i cili ka deklaruar vetëm 2.200 euro nga të ardhurat artistike.
Gruaja e tij, Lindita Rama ka deklaruar se ka blerë dy sipërfaqe toke me vlerë 25 mijë euro dhe 30 mijë euro. Ndërkohë djali i tij deklaron se ka blerë një garazh 10 milionë lekë të vjetra dhe një apartament 95 milionë lekë të vjetra. Ai shprehet se paratë për apartamentin i ka siguruar nga shitja e dy veprave artistike me vlera 75.000 euro dhe 42.483 euro. /Pamfleti
EDI RAMA
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Pakësuar
Vlera: 100,988.90 ALL
Të ardhura nga krijimtaria artistike
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 2,274.60 EUR
Të ardhura nga paga
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 2,036,306.00 ALL

LINDITA RAMA (Bashkëshortja)
Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Arë
E regjistruar, Data e regjistrimit: 05/12/2022
Data e transaksionit: 18/11/2022
Vlera e pasurisë: 25,000.00 EUR
Sipërfaqja totale e asetit: 500.00 m2; Pjesa takuese: 100 %
Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Arë
Data e regjistrimit: 05/12/2022 Tipi i të drejtës: Pronar
Vlera e pasurisë: 30,000.00 EUR
Sipërfaqja totale e asetit: 600.00 m2 Pjesa takuese: 100 %
Gjendje cash
Shtuar
Vlera: 60,000.00 ALL
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Pakësuar
Vlera: 3,734,236.00 ALL
Gjendja deri në datën: 01/01/2022 Data e mbylljes: 31/12/2022
Të ardhura të tjera Punësimi dhe Ekspertiza
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 7,951,661.00 ALL
GREGOR RAMA (Djali)
Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Garazh
Data e regjistrimit: 06/09/2022
Tipi i të drejtës: Pronar
Data e transaksionit: 30/08/2022
Vlera e pasurisë: 1,000,000.00 ALL
Sipërfaqja totale e asetit: 22.00 m2
Pjesa takuese: 100 %
Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Data e regjistrimit: 06/09/2022
Tipi i të drejtës: Pronar
Data e transaksionit: 30/08/2022
Vlera e pasurisë: 9,500,000.00 ALL
Sipërfaqja totale e asetit: 99.50 m2 Pjesa takuese: 100 %
Burimi i Krijimit:
Të ardhura, Shuma: 9,500,000.00 ALL
Te ardhura nga veprimtaria ime artistike.
Gjate vitit 2022 jane depozituar te ardhura nga shitja e dy veprave te mia me vlere neto 75.000 euro dhe 42.483 euro.
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Pakësuar
Vlera: 106,280.00 ALL
Gjendja deri në datën: 31/12/2022
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Pakësuar
Vlera: 6,276.92 EUR
Gjendja deri në datën: 31/12/2022
Fonde investimi
Detajet e ndryshimit: Pakësuar
Vlera: 7,391.85 EUR
Gjendja deri në datën: 31/12/2022
Të ardhura të tjera
Nga data: 01/01/2022 Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 49,980.00 EUR
Të ardhura të tjera
Te ardhura nga shitja e nje instalacioni (veper arti)
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 75,000.00 EUR
Lini një Përgjigje