TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Dhjetor 2023, 09:01

Deri kur mafia do na fshihet pas “gishtit” të Yuri Kim?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Deri kur mafia do na fshihet pas “gishtit” të Yuri Kim?!
Yuri Kim dhe Edi Rama /

PD nuk e gjen dot vulën, Altin Dumani nuk i gjen dot ‘Peshqit e Mëdhenj’.

Këtyre dy ngushticave të moçme, nëpër kozmetikën e mitrës së mafies, kanë udhëtuar kozmonautët e përrallave “drejtësia është mbi të gjithë”, ç’ka fshatarët e kanë përkthyer nga skipja e Donal Lu, se çdo “peshk” duhet pjekur në “tjegull”.

Meqë vazhdojmë vendosim tjegulla në murin e drejtësisë, duhet thënë, se kemi edhe tjegull me veshë.

Me veshët pipëz, i kemi gjithë hajdutët e diplomatët, që na sillen si rraqe nëpër mollaqet e moçaleve, në çdo centimetër të tokës, ujit dhe ajrit, ku kërcen hajdutlleku si në karadak.

Revolta e shqiptarëve, është lëshuar si kecat e Saliut që në kullotë janë ndarë nga tufa e lodrojnë mes gomarëve të Bablokut, në kërkim të mama dhive, si shumica e kafshëve që barinjtë ose ua ka ngrënë Altin Dumani, ose vazhdojnë akademinë e Rilindjes, ose i ka trembur Yuri Kim e kanë marrë arratinë maleve e pyjeve.

Shumësia këtej është tërësi, sa kohë hajdutët janë një për të gjithë e të gjithë për një.

Për një vulë po bëhet nami këtej.

Të tërë, jo vetëm pakica, por edhe shumica, kanë dy vjet që nuk e gjejnë dot vulën e PD-së.

Nuk është e vërtetë se ajo vulë i trëmbet Saliut, Lul Bashës apo Gaz Bardhit, që vë buzën në gaz e gishtin tregues e drejton për nga germat që struken në dosje të Altin Dumanit, pas gishtit të mesit të Yuri Kim.

Edhe Lali Eri, edhe Babloku, pas “gishtit” të Yuri Kim fshihen, apo jemi gabim?!

Të mos qe kështu si nuk duhet, do të ishte ashtu siç duhet.

Do u ndalonin agrepat e orëve në damar të ndryshkut 33 vjeçar, dhe do të kishin byzylykët pas duarve si kusarë.

Po, kusarët tanë, kështu do të zvarriten, sa kohë mafia do na fshihet pas “gishtit” të Yuri Kim./Pamfleti

mafia gishti i yuri kim

Lini një Përgjigje