Hajdutët serialë po bëhen përrallë...
Gjergj Luci, mbreti i peshkut, sapo ish kreu i FBI-së McGonigal i fiku “motorin” hajdutit Edi Rama dhe i këputi “fitilin” e politikës së jashtme diplomates Yuri Kim, të mos ndezë asnjë dritë të brendshme kanioneve të shkresave me rrëshirë, të “trembë” edhe pasardhësin, u kujdes dhe ndezi dy “qirinj”, këtej ku maskarenjtë bien si heronj.
Gjergji, si i hetuar nga FBI, në ditën më të zezë të Sali Berishës, ku po e qajnë të gjithë mafiozët, e vë dorën në plagë e ndez “qirinj” nëpër varkat e luftës.
Edhe poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta, kur Shqipëria plaçkitej si sot, i ndezte një qiri prej dylli Zotit të vet, e një qiri prej dhjami Djallit të huaj, që të mos e zemëronte më shumë.
Zotit të vet, Bablokut, i vuri tek koka “qiriun” prej dylli, deklaratën “bombë”, se Edi Rama, në shërbim të planit të Aleksandër Vuçiç për krijimin e “Open Balakan” dhe zbatimit të marrëveshjeve politike në praktikë për lëvizjen e mallrave, nuk është ai që njohin shqiptarët.
Anija e tij, më e madhja në Europë, e prodhuar në Norvegji, është akullthyese dhe quhet “Open Balkan”.
Aty u frymëzuan Rama dhe Vuçiç për “Open Balkan”-in e tyre, aty shpresonin se akujt me Amerikën do i thyente Gjergji dhe investitorët strategjikë, prandaj nuk kishte si mos t’i ndezë një “qiri” edhe Djallit të vet, ambasadores Yuri Kim, që të mos e zbrazë gjithë thesin e të këqijave, se do bëhej nami i zi.
I mbushi ekranet dhe portalet e mafies me mesazhe, se flota detare e Gjergjit, është biznes gjigant, e mushkëritë i ka aq të shëndetshme, sa nuk e zë “covidi” i Altin Dumanit, pasi dihet, edhe ambasadorja Yuri Kim, u ka hipur anijeve që kapin peshk në detra dhe oqeane, edhe me “fitil” të lagur, edhe alla-franga, pa rroba peshkatari.
Njomur apo qullur, liria nuk ka limite.
Sa herë doktrina vishet me dok kinez, sa herë kinezëritë shiten në pazarin e fshatit si energji kinetike, na dalin investitorë strategjik, monarkë të markave të mafies, e pranë zjarrit të reflekseve, na ndezin ca “qirinj”.
Djegësat e Lali Erit, deltinat katër këndëshe të Bablokut, të nxehura shumë pas djegies së Sali Berishës, kanë shprishur fijet e ngacmimeve seriale.
Hajdutët serialë po bëhen përrallë.
Me rezistenca të oksiduara, në belanë që i ka zënë, pasi iku Berisha, 3 Klanet Mafioze kanë rënë në qetësi prej varri, ndaj nxorrën sheikun Gjergj Luci ditën që ra Saliu, të ndezë një “qiri” për Edi Ramën dhe një “qiri” për Yuri Kim./Pamfleti
Lini një Përgjigje