TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë26 Dhjetor 2023, 13:00

Skedari kriminal i Abedin Oruçit (Talo Çela i Kukësit) që përdori Alma K. për shantazhin ndaj Safet Gjicit

Shkruar nga Pamfleti
Skedari kriminal i Abedin Oruçit (Talo Çela i Kukësit)
Abedin Uruçi /

Kapobanda Talo Çela i Elbasanit, më në fund është në kërkim nga SPAK dhe me pasuri të sekuestruara; ndërsa Abedin Oruçi i Kukësit, në çdo palë zgjedhje parlamentare e lokale kandidon për deputet e kryetar bashkie...


Hetimet e SPAK për aferën seksuale- korruptive mes Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, kanë nxjerrë zbuluar Abedin Oruçin, i cili ka instruktuar dhe paguar Almën për të futur në grackë Safet Gjicin, për shkak të përplasjeve dhe interesave në Kukës.

Në një reagim publik, Oruçi, i cilësuar nga mediat si Talo Çela i Kukësit, mohoi implikimim, por faktet tregojnë të kundërtën.

Abedin Oruçi nuk është një personazh i rastësishëm në këtë histori.

Nga 2015 deri në 2019, Uruçi ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit si përfaqësues i PDIUS-së. Para 2015, për 15 vite ka qenë kryetar i Komunës Kolsh.

Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, Oruçi ka qenë rival me Safet Gjicin për Bashkine e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike.

Ai ka pasur përplasje të vazhdueshme me Safet Gjicin, madje është përplasur edhe fizikisht me truprojat e Safet Gjicit.

Në tetor të vitit 2020, Oruçi u shpall në kërkim nga drejtësia për akuzat “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës”.

Në 12 janar të vitit 2021, një grup efektivësh të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuan në ambientin e lokalit të Abedin Oruçit, për ta arrestuar, pasi ishte në kërkim që në tetor të vitit 2020.

Abedin Oruçi dhe grupi i tij prej 11 personash janë konfrontuar me policët, duke i lënduar dhe penguar të kryenin detyrën.

Në një moment, Oruçi ka nxjerrë armën për të qëlluar, por njëri nga efektivët e policisë ia ka hequr nga dora. Oruçi arriti të largohej në momentet e fundit, ndërkohë që ndaj tij kishte nisur një tjetër procedim për armëmbajtje pa leje.

Oruçi u shpall në kërkim, ndërsa konsumoi edhe dy vepra të tjera penale, kanosje për shkak të detyrës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Policia arrestoi 6 të afërm të Oruçit për kundërshtim të forcave të policisë dhe pengim për zbulimin e të vërtetës, ndërsa 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Dhjetë muaj më vonë, ish kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, befasoi me një kërkesë për shuarjen e të pestë akuzave për ish zyrtarin Abedin Oruçi, me ‘argumentin’ se Oruçi nuk e kishte kryer asnjë nga veprat penale.

Nëse për të tre veprat e mëparshme penale prokurori Xhevahir Lita edhe mund të ketë gjetur ndonjë shkak për të shfajësuar Abedin Oruçin, kanosja që Oruçi i bëri policisë në 12 janar 2021, është një fakt i pamohueshëm.

Në një farë mënyre, kundërshtimi dhe kanosja e policëve është pranuar publikisht edhe nga vetë Oruçi, i cili tha se nuk pranonte që të arrestohej nga policia, për sa kohë çështja e tij ishte në duart e një prokuroreje, tek e cila Oruçi nuk kishte besim.

Çuditërisht, kërkesa e prokurorit Xhevahir Lita për të pushuar 5 akuzat për Abedin Oruçin është pranuar nga gjyqtari Sami Ujkashi. 

Xhevahir Lita u arrestua me urdhër të SPAK në korrik të këtij viti me akuzën e korrupsionit dhe të grupit të strukturur kriminal.

Lita ishte blerë dhe rekrutuar nga grupi kriminal i Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, për t’u mbyllur dosjet.

Ndërsa Sami Ujkashi niihet si një gjyqtar i oligarkut Bashkim Ulaj, i cili e ka përdorur për kriminin mjedisor në Valbonë me HEC-e.

Sami Ujkashi ka arritur t’i japë para me fajde edhe babait të tij.

Sami Ujkashi u shkarkua si i korruptuar nga Vetingu një ditë pas arrestimit të Xhevahir Litës.

Ndërkaq, në media është raportuar se Oruçi ka një mal me pasuri nga aktiviteti kriminal, duke filluar nga super-hoteli në qendër të Kukësit dhe hotel-resortet përballë TEG, në Durrës, Kukës e Prizren, që ka siguruar edhe prej gjobë vënieve, eleminimeve me pagesë dhe trafikut të armëve dhe drogës.

Gjatë 15 viteve si kryetar i komunës Kolsh, KLSH zbuloi se 80% e fondit të komunës dhe 11 milionë Euro toka, pyje e troje ishin vjedhur prej tij.

Gjatë kohës kur ishte kryetar komune, Abedin Oruçi është arrestuar e burgosur në Prizren për trafikim femrash në grup të organizuar kriminal.

Për veprimtari të tillë është skeduar edhe në Shqipëri, ndërsa më 16 qershor 2010 është dënuar nga Gjykata e Kukësit për mashtrim e fshehje të 300 milionë lekë pasuri me burim krimet, mes tyre dhe 1 pikë karburanti.

Për nga veprimtaria kriminale, Abedin Oruçi në Kukës është identik si Talo Çela në Elbasan, i blinduar me pasuri të zeza, grabitje me dhunë, eleminim rivalësh me killera të paguar, me sulme ndaj policisë, me procedime të shumta penale e arratisje nga 4-5 muaj.

Veçse me një ndryshim: kapobanda Talo Çela i Elbasanit, më në fund është në kërkim nga SPAK dhe me pasuri të sekuestruara; ndërsa Abedin Oruçi i Kukësit, në çdo palë zgjedhje parlamentare e lokale kandidon për deputet e kryetar bashkie./Prapaskena

kapobanda abedin uruçi talo çela i kukësit shantazhi ndaj safet gjicit

Lini një Përgjigje