Në vazhdën e alibisë komplotiste, me poli agjentë, që si në formë ashtu edhe në përmbajtje të kujton marrëzitë dhe absurditetet e ish diktatorit Hoxha, natyrshëm lindin pyetje, të cilat qëllimisht Berisha i ka lënë në harresë dhe për të cilat nuk kemi akoma një përgjigje publike :
Çfarë ndodhi me të ashtuquajturin gjyq kundër sekretarit të shtetit, në Francë?
Po me të ashtuquajturin gjyq në Britaninë e Madhe?
Në pështjellimin e tij kronik, sëfundmi ish kryeministri Berisha hedh në treg fjalë pa kuptim, siç është teoria e "Mos bindjes civile".
Mosbindja civile, e përdorur kohët e fundit nga ish kryeministri Berisha si thirrje mobilizuese shihet qartë që proklamohet nga dikush, që nuk ka kulturën e nevojshme historike për të kuptuar domethënien e këtyre parimeve dhe siç ndodh rëndom në të tilla raste, jo vetëm nuk arrin dot ta ndërtojë si doktrine mobilizuese, por e zbrazë këtë koncept nga vet brendia e tij.
Pak histori…
Termi i mosbindjes civile, i marrë nga tragjedia e Antigonës së Sofokliut në antikitetin grek, është përdorur për herë të parë në botën moderne në shkrimet e amerikanit Henry Thoro, por u aplikua si doktrinë e plotë nga Mahtma Ghandi në Indi.
Ne 12 mars te vitit 1930 Mahtma Ghandi, 61 vjeç, braktis periudhën medidative në Monasterin (ashram) ku jetonte dhe i shoqëruar nga dishepujt e tij, u drejtua drejt oqeanit Indian, i cili ndodhej 380 km larg. Ky marshim paqësor u quajt "marshim i kripës", si një simbol kundër sistemit te taksave te vendosura nga establishmenti i perandorisë britanike.
India e asaj kohe numëronte 462 milion banorë dhe iniciativa e Ghandit u miratua në më shumë se 300 milionë persona.
Ideja bazë e kësaj lëvizje ishte rikthimi ne fondamentalet e kulturës Indiane. Te braktiseshin veshjet, stofrat, objektet e luksit, ushqimet apo restorantet, hotelet, klubet perëndimore dhe kryesisht ato britanike, e të bazohej në ato tradicionale Indiane.
Por në rast se Ghandi ishte i mbështetur plotësisht në doktrinën e tij nga më shumë se 75% e popullsisë vendase, e kundërta ndodh me ish kryeministrin Berisha, për të cilin mund të themi me siguri që është i papranueshëm nga më shume se 75% e shqiptarëve.
Gjithashtu, Ghandi ishte një figurë e mirë pranuar nga i gjithë opinioni publik botëror, ndërsa ish kryeministri Berisha është "Non-grata" nga SHBA, Anglia, Kanadaja e Australia si dhe i përjashtuar nga çdo kontakt nga të gjitha vendet Europiane e akoma më shume dhe nga të gjitha forcat politike të demokracive perëndimore.
Ghandi ishte një figurë e pastër dhe e tille mbeti deri ne fund te jetës së tij, ndërsa ish kryeministri Berisha ka një seri akuzash për abuzime me fondet publike, dhe jo vetëm.
Ghandi jetoi në kushte të një modestie materiale, ndërsa ish kryeministrit dhe familjes së tij nuk i numërohen pasuritë.
Gjithashtu, Ghandi ishte larg dhunës ne çfarëdo forme të shfaqjes së saj, ndërsa ish kryeministri del ne studio televizive dhe deklaron në marrëzinë e tij, i ngjashëm me diktatorët e vendeve të pazhvilluara, që është i gatshëm të vrasë me urdhër të tij.
Ne rast se veprimtaria e Ghandit la gjurmë të thella në ndërtimin e institucioneve të Indisë pas fitores se pavarësisë, në të kundërt nga ish kryeministri shqiptar, nga i cili kemi kujtimin e ngjarjeve me tragjike të këtyre 30 viteve post komuniste dhe shpërdorimin e pasurisë kombëtare, konfuzionin e krijuar në të drejtën e pronës, inkriminimin e organeve te policisë, shkatërrimin e sistemit të drejtësisë me të famshmin kurs 6 mujor te plepave, korruptimin e sistemit te arsimit etj., etj.
Ne rast se Ghandi shërbeu për krijimin e horizonteve te reja të shpresës të popullit Indian, ish kryeministri vrau shpresën e gjithë atyre që koha e ndryshimeve të mëdha në fillimin e viteve 90-te e bënte legjitime, duke e kthyer PD nga parti shprese në një bandë hajdutesh të urryer.
Artikulimet e tij boshe, me premtimin solemn, që kësaj here e ka seriozisht dhe do të kontribuojë po kaq seriozisht për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe vete demokracisë në Shqipëri të 80 vjeçarit Berisha, na detyron vërtet të reflektojmë mbi marrëzinë e madhështisë dhe pasojat e saj.
Kjo paçavure i ngjan një shkarravine të një të sëmuri psikik , i cili i rrethuar nga disa të sëmurë të tjerë, besojnë se kanë vlerën e Da Vinçit./Pamfleti
Lini një Përgjigje