Pse Amerika na e hoqi qafe Saliun para Edi Ramës?
Lajmi i sotëm është; ra Saliu, po kur do të bjerë Edi Rama?!
Saliu nuk ngrihet kurrë më, se e shëmbi pesha e rëndë e ‘Non-Grata’s, e “varrosi” Amerika.
Po, vdekja e kastave është proces, etapë, garë.
Gara e hajdutëve për në burg ka nisur mbrapsht, po s’ka rrezik, mos arsyeja është e ftohtë, nuk djegë pritshmëritë.
Ndeshja e parë nuk ishte kjo e fundit, ku Saliu mbeti pa mandat deputeti, pa parti, pas murit të mëkateve.
Doktrina e detyrueshme, zyrtarët vjedhin e pasurohen në Altarin ku as hipin as afrohen “besimtarët”, por marrin nën gjuhë fetën e hollë të bukës së përditshme, ka prekur cakun e nënshtrimit.
Eukaristina e Djajve tanë, ndryshon sipas “Biblës” të secilit nga 4 Klanet Mafioze.
Po, nga “Bibla” e tretë e Saliut të parë, ambasadorja Yuri Kim nxorri vajin për të tiganisur ‘Peshqit e Mëdhenj’ me Sali Berishën, Ilir Metën, Erion Veliajn e Edi Ramën.
Plepi, për nga gjatësia pas hajdutit Ilir Beqja, nuk kishte lexuar për Eukaliptin, drurin që mban përjetësisht gjelbërim e që Sali Berisha e kishte sjellë tre dekada më parë nga kontinenti amerikan dhe e kishte mbjellë në kopshtin e vet.
Në bahçen e ‘vari leshëve’, për shyqyr, alfa ngatërrohet me omegën.
Alfabeti telegrafik nuk u përdor për herë të parë në dosjen Edi Rama-McGonigal, por në fshatin tonë. Në luftën e ashpër dhe të gjatë me mafien, hyri si gjuhë komunikimi, që kur parlamenti u mbush me numra, sa kartona ka njëri hajdut e sa tjetri.
Pika pika e vija vija, ka kohë që nuk dallohet qartë, cili është Rama e cili Salia.
Ja pra, kjo ngjan të jetë arsyeja pse Amerika na hoqi qafe Saliun përpara Edi Ramës./Pamfleti
Lini një Përgjigje