TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Dhjetor 2023, 10:10

Arrestimi i Sali Berishës erdhi; i Edi Ramës po vjen

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Arrestimi i Sali Berishës erdhi; i Edi Ramës po vjen
Edi Rama dhe Sali Berisha /

 Mortja mori mbarë...

Sali Berisha po prin i pari edhe për në burg. E ka grisur bindjen se viktimat janë të manipulueshme dhe presionet amerikane të përballueshme, deri në pafundësi.

Fundi i Saliut, është alfa e historisë së leksioneve tona rreth 4 Klaneve Mafioze, pasi do të kemi zhvillime, ku cilido ka shfrytëzuar pushtetin për përfitime personale, do të shurdhohet nga tingujt e kohës, do të përfundojë në burg pa zhurmë.

Thyerja e zhurmës, kur copëtohen krimet, ngjall të dobëtit e mbyt të fortët.

Më të fortit sot, i kanë rënë dhëmbët. Është shtrirë e shkrirë në shkronjat e dosjeve Mc Gonigal, inceneratorët, Bitcoin e vëlla Olsit, AbiBank dhe shumë të tjerave, ku pret sfidat e shfletimit të kalendarit të SPAK-ut për hajdutët që tanimë janë afër fundit.

Mortja mori mbarë.

U shkul lisi më i vjetër që kishte lëshuar rrënjë në gjithë hapësirat e eko-sistemit të mafies ballkanike dhe kishte mbushur me gjethe degët e kohës së Bablokut, që deri dje lëshonin hije mbi flamurin dhe tullumbacet e mjedisit diplomatik.

Diplomatët e kanë trashur zërin, Kapobandës i është holluar lëkura.

Në atmosferën groteske, ku Saliu tashmë pritet të jetë në arrest shtëpie, jashtë pëlhurës ku Kapoja shfaq në murin e Rilindjes komedinë e vet, maskat e karnavaleve mbushin hapësirat e farsës, që po i thahet fara.

Arrestimi i Sali Berishës është mesazh për Edi Ramën.

Toka, uji dhe ajri po pastrohen nga transformimi që shpërblen me sekuestro pasurie dhe standarde drejtësie të pa prekshmit; Sali Berishën, Ilir Metën, Erion Veliajn dhe Edi Ramën, që e kishin ndarë mendjen të injorojnë spektaklin e objektivit të Amerikës për ndëshkime model kroat.

Edhe pse jemi tek a-ja e drejtësisë, çakmak i ndezur në muzeun e territ informativ, se këta kanë blerë edhe mediat, na lejon të lexojmë lajmin e mirë; arrestimi i Sali Berishës erdhi, i Edi Ramës po vjen./Pamfleti

arrestimi i sali berishës arrestimi i edi ramës po vjen mortja mori mbarë

Lini një Përgjigje