Babloku nuk është penduar për skandalin me McGonigal
Edi Rama, ka demonstruar jo vetëm vagabontizëm, por edhe anti amerikanizëm publik, me deklaratën “bombë”, se nuk është fare i penduar për krimet e përbashkëta me ish kreun e FBI-së Charles McGonigal.
E morët vesh pra, pse Amerika i ka bërë veshët pipëz dhe i ka futur “pipin” Bablokut që ka mbledhur rraqet e veta në çeptirën me peshq të baltovinës, ku as çizmet e SPAK-ut nuk futen dot?
Se ç’farë ka brenda qëllimi i Edi Ramës, me zor po e mban dosja Rama-McGonigal.
I hap çepin nga pak SPAK-ut, opozitës dhe qeverisjes së vet, për shkarkim dhe kaq.
E shkruara, edhe pse avullon nga pak, ngelet pakt i fshehtë, pasi edhe një rast i ri me grykë të gjërë në dalje të pisllëkut, mund të prodhonte shumë tym të zi.
Benzinë mbi zjarrin hedhin vetëm të çmendurit, ata që s’kanë ç’humbin më shumë, por ne, të gjithë të çmendur i kemi.
Humbja e besimit me përdhunim, ka mpirë durt dhe tharë degët e Bablokut.
Relacioneve plot mbi ngarkesa, përkulen veprime dhe mos veprime plastike, nga rrënjët e trungut të demokracisë e deri tek “frutat”, që mafia ballkanike i përdor si mrrokulla në qerren artistike, “paraja blen këdo në këtë botë”, enden gjeste satirike.
Mbi para të pista vallëzojnë të gjithë.
Këtej i kemi me shumicë, e jemi gati të blejmë diplomatë e burra shtetesh, agjentë të FBI-së e fondacione, pse jo edhe skllevër për revolucione.
Don Zhuanët, Romeot dhe Zhuljetat tona, edhe revolucionet i kanë me aromë zemrash, se dikujt ja blejnë e dikujt ja shkulin.
Me dorë në zemër të ndryshimeve, duam të ngjitim nëpër shënjat e absurdit, vizatimin se Edi Rama nuk është penduar për skandalin me McGonigal, po prapë do ta bënte, nëse Amerika nuk do ta kishte ngrirë./Pamfleti
Lini një Përgjigje