TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Janar 2024, 11:17

2024, Viti i Yuri Kim

Shkruar nga Sokol Pepushaj
2024, Viti i Yuri Kim
Yuri Kim /

 Mungesa e ambasadorit të ri, jo vetëm për vitin që shkoi, por edhe përgjatë këtij viti, është mëngjesi i drejtësisë, që matet me hijen e ambasadores Yuri Kim...

Arrestimi i Sali Berishës ishte spektakli i parë i vitit 2024.

U gris fleta e fundit e kalendarit kinez dhe filloi llogaritja e sistemit të kohës ndryshe.

Për ata që rrinë në lëmë të leshit e shprishin qimet e 4 Klaneve Mafioze, mbase nuk ka vlerë fare koha prej 365 ditësh, 5 orësh, 49 minutash e 46 sekondash që Tokës i nevojiten të sillet rreth Diellit.

Brenda kornizave të këtij ligji të detyrueshëm të natyrës, në kalendarin e përllogaritur për arrestimin dhe sekuestrimin e 4 Klaneve Mafioze, janë përcaktuar zhvillimet dhe proceset.

Gjykimi i kriminelëve tanë ka nisur mbarë!

Hënori i Ilir Metës, është në gjysmë rrethin e vet dhe Altin Dumani i numëron ditët, orët, minutat dhe sekondat, për ta arrestuar.

Që Likja dhe Non-Grata shtiren sikur janë parë hënakeq me Lali Erin dhe Bablokun, nuk do të thotë se bëjnë dritë mbi hijen e ujit të heshtjes së ambasadës amerikane, për të mirat që po trokasin në fletë të kalendarit të ambasadores Yuri Kim dhe në çdo portë të shqiptarëve.

Banorët ua kanë hequr tapën bisedave.

Mungesa e ambasadorit të ri, jo vetëm për vitin që shkoi, por edhe përgjatë këtij viti, është mëngjesi i drejtësisë, që matet me hijen e ambasadores Yuri Kim.

Grindjet dhe trazirat mes shtazëve grabitqare, janë ngritur në art. Fshatarët trillojnë dokrra relative me substancë dyshimi e dëshire, dhe vërejnë se edhe cv-të e dyerve të ambasadës, janë liruar ca nga patronazhistët e Bablokut.

Po mundësitë ku janë?!

Çobanit Bablok nuk i binden as nëpunësit që kanë ngelur pa avulluar, as bagëtitë e Saliut e Ilirit, as gomarët e Lali Erit dhe të tijtë.

Kthjellimi i kohës, i ka futur në çelën drejt burgut të gjithë, e shamata e tingujve të shthurur për radhën nuk ndalet përgjatë këtij viti, që do të donim ta fusim në historinë tonë, si viti i Yuri Kim./Pamfleti

yuri kim 2024 viti ambasadori i ri

Lini një Përgjigje