
Dy ish-ministre të Ramës janë në prag të arrestit, pa përmendur Ilir Beqajn që ka marrë tatëpjetën...
Viti që po mbyllet duket se ishte një vit me shumë arritje për Prokurorinë e Posaçme. Padyshim vendosja e masës së arrestit në shtëpi për Sali Berishën ishte goditja më e madhe, por viti që vjen shihet si më i zjarrtë. Janë një numër i madh dosjesh në arkivën e SPAK që po hetohen dhe në 2024 pritet të ketë zhvillime. Pa përmendur Ilir Beqajn, i cili po shkon drejt prangave.
Emri më i rrezikuar i momentit është Ilir Meta, ku bashkë me të rrezikon të fundoset edhe Monika Kryemadhi. Meta po hetohet për disa dosje, ku më e rënda është ajo e aferës CEZ-DIA. Po ashtu, ai po hetohet për lobimet në SHBA, për ndërhyrjet estetike dhe fshehje pasurie. SPAK ka sekuestruar telefonat e tij dhe Kryemadhit, teksa janë bërë dhe kontrolle.
Po ashtu kemi dy ish-ministre të Ramës që janë në prag të arrestit. E para është Olta Xhaçka. Ajo akuzohet për abuzim me pronat e ushtrisë kur ishte ministre e Mbrojtjes. Rasti më i rëndë është ajo e portit të Sarandës. Por SPAK ka sekuestruar telefona dhe dokumente te disa gjeneralë, teksa mësohet se janë marrë në pyetje edhe biznesmenë.
Emër tjetër është Frida Krifca. Hapja e letrave për abuzime me fondet e BE nga Ilir Beqja, ka futur në panik ish-ministren. SPAK po heton skandalin me fondet e IPARD. Vetë OLAF ka gjetur shumë parregullsi dhe vetë Krifca është personi më i rrezikuar nëse SPAK ka vullnet.
Nuk mund të lëmë pas kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, i cili akuzohet për abuzime me tenderët dhe për korrupsion zgjedhor. Ai u mor në pyetje pak ditë më parë dhe mësohet se është mes emrave që mund të fundosen vitin që vjen.
Qershia mbi tortë është kryeministri Rama. Edhe pse duket e vështirë, SPAK ka hapur dosjen “McGonigal”. Vetë Altin Dumani e konfirmoi se po bëhen hetime, teksa tha se SPAK po kujdeset të ruajë sekretin hetimor. Edhe dje në konferecën për shtyp me gazetarët, Rama dukej jo fort i qetë.
Po ashtu në listë janë dhe shumë emra të tjerë, që kanë filluar të mos e bëjnë gjumin të qetë këto ditë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje