Si specialist i melodive staliniste, Berisha nga burgu ka krijuar bendin antiamerikan, për të mbajtur Edi Ramën edhe ca ditë në pushtet...
Edhe pse i arrestuar, Sali Berisha është kokë lajmi dhe kasketë që mbulon kokat e mafiozëve që i këndojnë serenata dashurie poshtë dritares.
Tingujt antiamerikan të folkut, po përlotin gjithë trupën e bendit të Saliut nën tingujt e prangave që tundin “vithet” gjithandej, nga Shtëpia e Bardhë në Surrel, Kodrën e Diellit, Gjirin e Lalzit dhe çdo gji ku fshihen peshqit e korrupsionit.
Monika Kryemadhi u këndon celularëve, dokumenteve, parave dhe pronave që u ka futur duart Altin Dumani; Flamur Noka ngre lart flamurin e vilave, Fatmir Mediu thur vargje për fatin e zi që prishë dashuritë, Gaz Bardhi ngre lart vazon e bardhë për gaztorët që i sjellin Saliut lulet që mbledh Lul Basha lëndinave ku kullosin gomarët e Bablokut.
Argita bluan fuqitë e dhimbjes në mullirin e fshatit.
Babi Sali ka qenë me grip. Për tre ditë nuk i ka ndjerë serenatat poshtë ballkonit që gjykata ja ka mbyllur për izolim me botën e jashtme.
Po kush e ka mbyllur deri sot zjarrin e dashurisë?
Të gjithë janë të ndryshëm në dashuri.
Që kur Babloku u këndon serenata Charles McGonigal-it, Alexandër Soros-it, Tony Blair-it e Yuri Kim-it, e Olta Xhaçka, Ilir Beqja, Frida Krifca, Lali Eri e shumë të tjerë, bandillit që drejton bandën e Qeverisjes, poeti i përjetshëm i ambasadës, një tip ustai me kanotiere prej guri e mbathje prej lekësh e lotësh, ka shkruar me lotët e shqiptarëve postulatin, se mafiozët këtej tjetër kënd dashurojnë e me tjetër kënd martohen.
Pra, dashuri brenda fisit s’ka, dhe pikë.
Në këtë pikë, zipohen gjithë zhvillimet politike dhe ekonomike të 33 viteve hajdutëri.
Edhe anulimi i ambasadorit të propozuar nga Presidenti Joe Biden nga Senati Amerikan, që ne e lajmëruam një muaj më parë se do të ndodhë, flet me shumë se frëngjitë nga qëllonte Babloku për presion amerikan mbi votuesit.
Përfund, kështu përkunden forcat e fantazitë nëpër veglat e punës së ustallarëve, pastaj me mjeshtri, bëhen serenata dashurie.
Mjeshtërisht, edhe gazetarëve mafiozë, u kanë mbërthyer patkonj dhe shaluar si kuaj livadheve të korrupsionit.
Meqë jemi tek dy thundrakët, tërë gomarëve të Bablokut, u bëjnë zhurmë thundrat nëpër vilat dhe vijat e ajrit që ndyjnë ngado vrapojnë, si veç e veç, si të grupuar.
Po po, grupet primitive që thurin serenata poshtë dritares së Saliut, dashuritë i kanë tek hiret e qeveriut, që edhe ai lëngon për dashuritë e humbura.
Të humbur janë të tërë këtej.
Fshatarët kanë humbur pasuritë dhe liritë, SPAK-u forcën që Saliut t’i ndalohet komunikimi me publikun nga ballkoni, Mafia rrugën dhe nuhatjen, pasi republikanët e Shtëpisë së Bardhë kanë në dosje çdo detaj të maskaradës këtyre skutave që po, shumë shpejt do ndriçohen.
3 Klanet e tjera Mafioze i kanë ngarkuar Saliut të përdorë fashot dhe shtizat mbi plagët që kanë humbur ndjeshmëritë e operacioneve shpirtërore e stomakore.
Si specialist i melodive staliniste, Berisha nga burgu ka krijuar bendin antiamerikan, për të mbajtur Edi Ramën edhe ca ditë në pushtet./Pamfleti
Lini një Përgjigje