Çfarë duhet të ketë parasysh lidershipi i ri politik që po projektohet në Shqipëri
Në 11 vitet e tij në qeverisje, Edi Rama, ka goditur më shumë ata personazhe të partisë së tij që kanë pasur lidhje të rëndësishme ndërkombëtare, e kryesisht me fuqitë e mëdha si SHBA e Gjermaninë.
Nëse shihet me kujdes trajektorja që pësoi Ditmir Bushati, dhe anonimët që e kanë pasuar në ministrinë e Jashtme, duket qartë se Rama nuk ka dashur të krijojë jo vetëm një alterego, por as një interlekutor me ndërkombëtarët, përveç vetes së tij.
Këtë e ka arritur jo vetëm më lëvizjet personale, por më shumë, me lobime të këshilltarëve ndërkombëtare nga të gjitha ngjyrat që i paguan ‘non stop’: Që nga Tony Blair, Soros, John Bolton apo edhe Richard Grenell.
Të gjithë këtë veprimtari, Edi Rama e ka bërë, pasi e di mirë që kur amerikanët apo më qartë qeveria e SHBA, vendos apo ka vendosur të mbështesë largimin e ndonjë qeverie në Shqipëri, këtë e ka realizuar.
Ishin amerikanët që sollën në pushtet PD-në dhe Sali Berishën në vitin 1992, edhe pse një vit më parë, PPSH e Ramiz Alisë fitoi zgjedhjet me mbi 60 %.
Ishin amerikanët që kur u krijua qeveria e koalicionit PS-PD që u quajt qeveria e Stabilitetit, kërkuan që në krye të saj të ishte Ylli Bufi.
Po ashtu edhe në vitin 2005, ishte SHBA që vendosi largimin e Fatos Nanos nga pushteti, si pasojë e korrupsionit galopant dhe një ngjizjeje të lartë të krimit të organizuar.
E për ta bërë këtë, amerikanët përdorën Ilir Metën, i cili ishte njeriu më i zellshëm që e donte largimin e Fatos Nanos, njësoj si Sali Berisha.
Por siç mësohet, e kjo mësohet sot, nga dalja e disa të fshehtave të atyre viteve, amerikanët nuk kanë pasur plan rikthimin e Sali Berishës si Kryeministër.
Plani fillestar ka qenë që me humbjen e Fatos Nanos në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, një qeveri koalicioni dhe intelektualësh nga PD, LSI dhe partitë e vogla, të drejtonin procesin e dekorrupsionit në Shqipëri. Dhe plani ishte bërë me hollësi, që me zhvillimin e zgjedhjeve, asnjë parti nuk do të kishte shumicën dhe PD e PS do të kishin të njëjtin numër deputetësh. Më pas, me majisjen e situatës, do të krijohej një marrëveshje për një qeveri intelektualësh, por pa influencën e Sali Berishës dhe Fatos Nanos.
Madje, tre ditë para zgjedhjeve të vitit 2005, erdhi në Tiranë kreu i CIA-s dhe i bëri të ditur Fatos Nanos se pas 3 korrikut nuk do të jetë më kryeministër.
Nano e kuptoi lojën dhe lidhi pakt me Sali Berishën, ku jo vetëm dha dorëheqjen menjëherë, por edhe i dërgoi Berishës Lefter Xhuvelin dhe disa deputetë socialistë që ishin zgjedhur nga listat e partive të vogla për të votuar qeverinë e tij.
Amerikanët i kërkuan Ilir Metës që ta ndalonte këtë plan, pasi ai i kishte të gjithë mundësitë për ta bërë. Por Meta nuk e bëri sepse mendonte se ardhja e Berishës do të ishte një mundësi për të goditur Edi Ramën që sapo kishte marrë PS-në.
Këtu, amerikanët janë thyer për herë të parë me Ilir Metën.
Ndërkaq, në vitin 2009 amerikanët i kërkuan Ilir Metës që të mos bënte koalicion me Berishën, e kjo ka ndodhur në disa biseda informale të rëndësishme, që dalin edhe nga kabllogramet që kanë rrjedhur prej Wikileaks.
Kurse në vitin 2013, pavarësisht se qarqe pranë Edi Ramës dhe Ilir Metës janë ngutur të hapin në opinion zërat se koalicionin Rama-Meta e kanë bekuar amerikanët, kjo nuk është e vërtetë.
Madje Hillary Clinton, kur ka vizituar Shqipërinë, në një takim me Olta Xhaçkën e Edi Ramën si lidër i opozitës, në vitin 2012, mori lajmin se Rama kishte nisur tratativat me Ilir Metës.
Pyetjes se si mund të lidhesh me një udhëheqës të korruptuar, Edi Rama i është përgjigjur se ndryshe mbetet Sali Berisha në pushtet. E Ilir Meta e ka mësuar menjëherë çka është diskutuar në takim, e nuk dihet kush ja ka thënë Xhaçka, Rama apo përgjimet e SHISH, se Clinton jo e jo.
Pikërisht kur ka mësuar se SHBA nuk e do më në qeveri Ilir Meta është bërë agresiv, çka ka sjellë që ai të bënte menjëherë koalicion me Edi Ramën. I cili, edhe pse ka sjellë shumë përfitime për Metën, ishte një kurth i madh. Të cilin e di edhe Edi Rama, që ka dy vjet që është trembur, kur SHBA ka vendosur për ta larguar. Se që ka vendosur, këtë ai e di shumë mirë.
Ja shikojeni ç’po ndodh me mikun e tij Vuçiç. Po e masakrojnë ditë për ditë. Shumë shpejt po i vjen radha edhe Bablokut. /Pamfleti
Lini një Përgjigje