Sapo SPAK-u u bë gati të arrestojë njërin nga hajdutët e famshëm të fshatit, Plarent Ndrecën, Babloku i doli me gjoksin e vet përpara të keqes...
Sheiku Edi Rama, pasi zuri në çark shefin e FBI-së për New Yorkun si dhelprën në kotec të pulave, shet mend si garip i fshatit mesjetar në zemër të Evropës, se askush nuk i del përpara.
Edhe sikur ta vrasë Sali Berishën dhe opozitën, edhe sikur të burgosë çdo liri dhe të drejtë njerëzore, diplomatët e huaj, duhet të ruajnë gjuhën e tyre nga dhëmbët e mafies sonë, që në 33 vjet kanë ngrënë pasuri e katandi, kaparë e koka.
“Bombën” që plasi BE dhe Gjermania mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, për t’u afruar në kompromise politike për reformën zgjedhore dhe funksionimin normal të Parlamentit, e çaktivizoi Lindita Nikolla, në paradhomën ku kërcasin karriget e tymosin flakadanët, si parathënie e thelluar e leksioneve të cekëta për mos mbajtje të asnjë premtimi.
Këtij spektakli antiamerikan i prin vetë Babloku.
Paradhëniet kanë ikur për l*sh, ky as mban llaf, as njeh besë.
Ditët e fundit, pasi Babloku i bëri gargarë garravelit, ku republikanët e Shtëpisë së Bardhë kanë bërë garraç plehu dosjen McGonigal, stolisi vaporin antiamerikan me petla, që të mos bjerë në sy se po i dëmton rëndë retinën e syrit të SPAK-ut.
Sapo SPAK-u u bë gati të arrestojë njërin nga hajdutët e famshëm të fshatit, Plarent Ndrecën, Babloku i doli me gjoksin e vet përpara të keqes.
Altin Dumanit ja la prangat në duar, i theu xhamin ngjyrë ajri që ambasadorja Yuri Kim i kishte vënë të mbrojë sytë nga rrezatimi i mafies, ja mori Plarentin nga dosja dhe pasi e përdori nëpër studio propagande, e bëri deputet, planet të ri për Olta Xhaçkën, Ilir Beqjan, Frida Krifcën, Ogerta Manastirliun e gjithë hajdutët, sa strukturës së SPAK-ut, po i bëjnë sytë xixa.
Po a është Plarenti “Planeti” antiamerikan i shpëtimit të Bablokut?
Pasi Plarenti u rrotullua nëpër qarkun e mediave të inceneratorëve me shaminë e Monika Kryemadhit si fjongo orientuese, pasi flamurin e Lali Erit e lidhi si rrip triumfi në çdo pallat të Ndrangetës, Babloku u kujtua të kujdesohet edhe për të, ta bëjë deputetin më të ri të Parlamenti më të zi.
Në luftanijen e rrethuar nga snajperët e dyshimeve, tipi i deputetit që vjen nga dosja e krimit në Parlament, është bazamenti ku mafia ka të vetmen strategji të mundshme të shtojë ndonjë muaj jetë.
Pra, nuk është rastësi, por strategji e Bablokut që të akuzuarin si hajdut Plarent Ndreca, e hoqi nga vargu i peshqve, për ta përdorur si “Planetin” më të ri antiamerikan./Pamfleti
Lini një Përgjigje