TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Janar 2024, 09:21

Amerika, “ruleta ruse” dhe Babloku me “kobure” në vesh

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Amerika, “ruleta ruse” dhe Babloku me “kobure” në
Edi Rama /

Gjithë miqtë e ngushtë, po ikin para tij, por e sigurte është se kjo lojë do të vazhdojë deri tek mafiozi i fundit, dhe çdo herë, Babloku e ka “koburen” në vesh...

Që Edi Rama nuk është në burg por ende kryeministër; që të paktën tre herë i shpëtoi “ruletës ruse”, nuk është se e ka larguar rrezikun, përkundrazi fatkeqësia po i afrohet nga momenti në moment.

Pasi 4 Klanet Mafioze kishin fituar gjithë betejat në fshat, në Ballkan, në Rusi, Kinë, Amerikë dhe Parajsat Fiskale gjithandej, duke lënë rrugës 33 vjeçare viktima e duke grumbulluar plaçkë të madhe; Zhan d’Ark e rrugës së Elbasanit, nuk  tregoi “Shpatën e Demokleut” mbi kokë të secilit, por shpiku “ruletën ruse” të diplomacisë.

Dionisi i Surrelit e preku kokën e ka me veta apo jo.

Sundimtari despot dhe 3 dishepujt e mafies sonë, nuk i trembeshin as Amerikës, as Perëndisë.

Me paratë e vjedhura kishin ngritur fortesa tokësore, ajrore, oratore e dollarore.

Vetëm me “ruletën ruse”, në çdo betejë, do ikte në amshim një kokë.

Deri sot Babloku ka shpëtuar për mrekulli tre herë...

Në lojën e parë, u ulen në tryezën e revolucionit Sali Berisha, Altin Dumani, Edi Rama.

Fati i parë i keq ishte me Saliun.

Edhe në lojën e dytë, Dumani dhe Babloku ishin me fat. E hëngri Ilir Meta.

Meta, gati për burg, ka mbetur në mes të katër rrugëve; pa tank, pa flamur amerikan, pa ushtarë, fillikat, por për një “gabim” të Altin Dumanit, do përsëritet loja.

Shansin e ka 50 me 50, ose do të ikë ai, ose Dumani, se spektatorët e kanë rrethuar këtë dyshe, dhe duan pa tjetër dëshmorin e krimit.

Loja me fatin, në mos sot, nesër është e humbur.

Edhe vetë ish kreu i FBI-së për New Yorkun Charles McGonigal, në lojën dyshe me Bablokun, nuk po u beson syve se çfarë fati ka krye hajduti i Ballkanit.

Gjithë miqtë e tij të ngushtë, po ikin para tij, por e sigurte është se kjo lojë do të vazhdojë deri tek mafiozi i fundit, dhe çdo herë, Babloku e ka “koburen” në vesh./Pamfleti

babloku me 'kobure' në vesh ruleta ruse amerika

Lini një Përgjigje