
Nëpër korridoret e drejtësisë po flitet se në muajin shkurt, mund të kemi 3 goditje të mëdha nga ana e SPAK-ut.
Deklarata e fundit e kreut të SPAK, Altin Dumani, ditën e djeshme, ‘se nuk ka rëndësi posti që mban, por provat janë ato që udhëheqin SPAK-un’, ka alarmuar të gjithë kastën politike në vend.
Duke pasur parasysh nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, lista e emrave që janë të përfshirë në afera është e gjatë dhe e larmishme nga të dyja krahët, si majtas ashtu dhe djathtas.
Nëpër korridoret e drejtësisë po flitet se në muajin shkurt, mund të kemi 3 goditje të mëdha nga ana e SPAK-ut.
Tanimë, me ish-kryeministrin Berisha të ‘gjunjëzuar’ para drejtësisë, kanë nisur pyetjet se kush mund të jetë “peshku” i radhës që do të bjerë në rrjetën e SPAK, në javët e ardhshme.
Ndër personat më të ‘rrezikuar’ nga SPAK dhe që flitet se së shpejti mund të përballen me drejtësinë, janë çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Meta dhe bashkëshortja e tij rezultojnë se janë politikanët me më shumë dosje në SPAK. Paditë ndaj tyre kanë qenë të shumta dhe deri më tani janë regjistruar plot 6 padi.
Dosja e cila tremb më shumë Metën është padyshim ajo e aferës CEZ-DIA. Ndaj tij ka pasur një padi nga juristi Romeo Kara dhe SPAK pak ditë më parë e mori dhe në pyetje. Deri më tani janë mbledhur prova dhe dëshmi që rëndojnë pozitat e Ilir Metës.
Një dosje tjetër që po hetohet është ajo e lobimeve në SHBA. Dyshimet janë se kur Meta ishte kryetar i LSI ka shpenzuar afro 500 mijë dollarë për lobime në SHBA, para që nuk janë deklaruar askund.
Një tjetër “peshk” që mund të goditet nga SPAK në ditët e ardhshme është Olta Xhaçka, e cila akuzohet se në kohën kur ishte ministre e Mbrojtjes, u përfshi në aferën me bazën detare të Sarandës. SPAK dyshon se baza detare u është dhënë privatëve në shkelje flagrante me ligjin.
Ish-ministrja e Bujqësisë, duket se e ka “lakun në fyt” dhe shumë shpejt mund të kemi lëvizje nga ana e SPAK-ut, për çështjen e lidhur me fondet e IPARD! Vetë OLAF ka gjetur shumë parregullsi në shpërndarjen e fondeve të BE-së dhe SPAK po heton prej muajsh skandalin.
Tjetër emër që mund të fundoset këto muaj, është ai i kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, i cili akuzohet për abuzime me tenderët dhe për korrupsion zgjedhor.
Ndërkohë edhe pse nuk ka ende një hetim për të, hapja e dosjes së inceneratorit të Tiranës mund të sjellë së shpejti “fundosjen” e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Kjo gjithmonë nëse SPAK do të ketë guximin të futet më thellë në hetime.
I fundit, dhe aspak për nga rëndësia është kryeministri Edi Rama dhe lidhja e tij me çështjen “McGonigal”. Me ish-agjentin e FBI-së i cili pritet të dënohet muajin e ardhshëm nga drejtësia amerikane, për çështjen shqiptare, mund të kemi një sinjalizim nga përtej Atlantikut, që SPAK-u të veprojë ndaj kryeministrit.
Lista nuk mbaron me kaq dhe SPAK, qartë ka një punë voluminoze përpara. Por ajo që të gjithë shqiptarët duan të dinë, është se kë do të kapë “ruleta ruse” e drejtësisë së re!/Pamfleti
Lini një Përgjigje